qeveria e re serbe perballe testit te pare dashevci tregon cfare pritet me radoiciqin 6af1f0202d308

Qeveria e re serbe përballë testit të parë, Dashevci tregon çfarë pritet me Radoiçiqin

November 9, 2026
min lexim

Eksperti i sigurisë, Arben Dashevci, vlerëson se pushteti i ri në Serbi po përballet me testin e parë serioz në raport me Bashkimin Evropian, Ballkanin dhe Republikën e Kosovës.

Megjithatë, ai shprehet skeptik sa i përket mundësisë së ndryshimit të qasjes së Beogradit ndaj Kosovës, duke theksuar se qëndrimi i Serbisë për mosnjohjen e shtetësisë së Kosovës mbetet i pandryshuar.

Në një prononcim, Dashevci ka vlerësuar se qeveria e re serbe mund të ndërmarrë veprime ndaj strukturave të lidhura me Milan Radoiçiqin, por jo domosdoshmërisht për t’i dorëzuar ato te autoritetet e Kosovës.

Sipas tij, Beogradi mund të nisë arrestime dhe hetime ndaj personave si Radoiçiqi, Veselinoviqi dhe Vullini, për çështje që lidhen me veprimtarinë e tyre brenda Serbisë, përfshirë dyshimet për krim dhe korrupsion.

“Pushteti i ri në Serbi, është përballë testit të tij të parë serioz në raport me BE, Ballkanin dhe Republikën e Kosovës.

Në raport me Republikën e Kosovës duhet të jemi real me rezerva të mëdha sepse në qasje me Kosovën e kan qëndrimin e njejtë, pra ata nuk na njohin si shtet.

Por unë mendoj që kjo qeveri e tyre atje në Beograd do t’i qaset menjëherë grupit paramilitar në krye me Millan Radoiçiqin, jo që ata do t’i dorëzojnë te autoritetet tona, aty nuk kemi iluzione koti, por do t’i arrestojnë për të bëmat atje të Radoiçiq, Veselinoviç, Vullin etj, aty veç se ka filluar shkarkimi i njerëzve kyq në Polici, dihet qasja e tyre kundrejt protestuesve atje”, thotë ai për “Bota sot”.

Ai vlerëson se qeveria e re mund të ndërmarrë hapa konkretë për vënien para drejtësisë të Milan Radoiçiqit lidhur me dyshimet për krim dhe korrupsion në Serbi, por nuk pret që i njëjti vullnet të shfaqet edhe për sulmin e armatosur në Banjskë.

Dashevci thekson se vetëm një presion serioz i Bashkimit Evropian mund ta ndryshojë qëndrimin e Beogradit dhe ta detyrojë atë të bashkëpunojë për vënien para drejtësisë të përgjegjësve për sulmin ndaj Policisë së Kosovës.

“Po unë mendoj që qeveria e re serbe atje në shtetin e tyre do të marë hapa konkretë, të menjëhershëm për vënien para drejtësisë së Milan Radoiçiqit për krimin, dhe korrupsionin brenda në Serbi, por unë mendoj që kjo qeveri e re nuk do të marë ndonjë veprim për sulmin në Banjskë.

Vetëm presioni i madhë i Bashkimit Evropian mund të ndikoj në qëndrimin e qeverisë së re serbe ndaj Kosovës, ose edhe dorëzimin e kriminelëve që na shkaktuan Banjskën, pa një presion serioz nuk i dorëzojnë.

Rasti i Banjskës është testi vendimtar për të dëshmuar nëse Serbia është e gatshme të mbajë përgjegjësi për sulmin ndaj institucioneve të Kosovës, por mbetem skeptik që Serbia e ndërmerr ndonjë hap në këtë drejtim”, përmbyll ai.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

neser disa pjese te shkupit mbeten pa rryme ja zonat dhe oraret 6af1ef95ddd7d
Lajmi i mëparshëm

Nesër disa pjesë të Shkupit mbeten pa rrymë, ja zonat dhe oraret

efj ngre alarmin per dhunen ndaj gazetareve ne shqiperi 55 sulme ne 18 dite shumica te atribuuara efektiveve te policise 6af1f082dd3eb
Lajmi i radhës

EFJ ngre alarmin për dhunën ndaj gazetarëve në Shqipëri: 55 sulme në 18 ditë, shumica të atribuuara efektivëve të Policisë

Të fundit nga

ShkoLartë