qeveria do te ule investimet kapitale borxhin do ta shlyeje me borxh te ri ne buxhetin per 2026 6901358f3bbd9

Qeveria do të ulë investimet kapitale, borxhin do ta shlyejë me borxh të ri në buxhetin për 2026

October 28, 2025
1 minut lexim

Shkup, 28 tetor – Shlyerja e borxhit nga euroobligacioni që kap vlerën prej 700 milionë eurosh dhe borxhe shtesë ndaj jashtme prej 200 milionë eurosh do të jetë sfida kryesore me të cilën do të përballet buxheti shtetëror gjatë vitit 2026. Pikërisht për këtë arsye është planifikuar edhe huamarrje e re me euroobligacion, për të cilin Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska, njoftoi se është e mundur të tejkalojë edhe një miliard euro.

Ndryshe, Qeveria sot miratoi projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, ku parashikohen shpenzime prej 6,7 miliardë eurosh dhe të ardhura prej 6,1 miliardë eurosh. Rritja ekonomike është projektuar në 3,8 përqind, inflacioni në 2,5 përqind, ndërsa deficiti buxhetor në 3,5 përqind të PBB-së.

Shumica e mjeteve do të shpenzohen për projekte infrastrukturore, si ato që realizojnë Bechtel dhe Enka, për mbrojtjen, por edhe për pagat dhe pensionet, tha Dimitrieska Koçoska. Po ashtu, është projektuar rritje e shpenzimeve për mbrojtjen sociale, pagat dhe kontributet. U vu re një ulje te investimet kapitale, gjë që sipas ministres është dëshmi se buxheti është projektuar realisht.

Sa i përket borxhit publik, ajo nuk deshi të japë të dhëna konkrete, megjithëse Qeveria tashmë ka disa projeksione. Sipas saj, pritet të ketë ndryshime duke pasur parasysh se aktualisht borxhi publik është 58,5 përqind.

Dimitrieska Koçoska theksoi se Ministria e Financave ka bazuar projeksionet për vitin 2026 mbi kërkesat e propozuara buxhetore nga përdoruesit e buxhetit dhe duke u udhëhequr nga parimet e realizmit, ekonomisë dhe efikasitetit, dhe pritet që me këtë buxhet të ulet edhe ekonomia e zezë.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

30 dite paraburgim per drejtorin e higjienes komunale shkup 69012e754f1fc
Lajmi i mëparshëm

30 ditë paraburgim për drejtorin e Higjienës Komunale – Shkup

mexhiti cernilishtja na priti me bujari mikpritjen dhe respektin do ta kthejme me qeverisje te drejte dhe perkushtim 690136346004e
Lajmi i radhës

Mexhiti: Cërnilishtja na priti me bujari, mikpritjen dhe respektin do ta kthejmë me qeverisje të drejtë dhe përkushtim

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë