qeveria bllokoi ne thesar rrogat kreu i gjykates se larte leter financave zhbllokoni menjehere pagesat mujore 6a98620fbe141

Qeveria bllokoi në Thesar rrogat, kreu i Gjykatës së Lartë letër Financave: Zhbllokoni menjëherë pagesat mujore

September 2, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, i është drejtuar me një shkresë Ministrisë së Financave, duke kërkuar marrjen e masave për zgjidhjen e problematikës së krijuar pas vendimit të qeverisë për bllokimin e transfertave nga Thesari i Shtetit, të destinuara për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në letër, e cila mban datën 2 shtator, Sadushi kërkon zhbllokimin e menjëhershëm të pagesave mujore të gjyqtarëve.

Kërkesat e kryetarit të Gjykatës së Lartë:

-Zhbllokimin e menjëhershëm të pagesave mujore të gjyqtarëve

-Ekzekutimin, nga 1 gushti 2026 e në vijim, të pagës referuese bazë të përllogaritur në zbatim të vendimit nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese dhe vendimit nr. 435/2026 të KLGJ-së

-Ndjekjen e procedurave buxhetore për alokimin e çdo fondi shtesë që rezulton i nevojshëm për pagesat korrente

-Trajtimin e diferencave financiare për periudhën 1 prill 2023-31 korrik 2026 sipas përcaktimeve të vendimit nr. 435/2026, pa i përdorur ato si shkak për bllokimin e pagave korrente.

Më 26 gusht, KLGJ-ja dhe, dy ditë më vonë, KLP-ja përcaktuan në mënyrë të pavarur pagën referencë për gjyqtarët dhe prokurorët, duke vendosur një rritje të ndjeshme.

Vendimi u argumentua me faktin se Kuvendi nuk kishte miratuar deri më 31 korrik një formulë të re pagash, pavarësisht detyrimit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Qeveria ka bllokuar në Thesarin e Shtetit rrogat e gushtit për magjistratët, pasi ka qenë kundër rritjes së pagave të tyre. Ndërkaq, më herët KLGj dhe KLP i kishin rritur vetë pagat e tyre.

Fillimisht ishte KLGJ që vendosi rritjen e pagës referuese me 222.425, nga 156.800 lekë që ishte më parë, plus 14 mijë lekë shtesë për nivelin e kualifikimit. Të njëjtën rrugë ndoqi më pas dhe KLP, vendim që u mor në mbledhjen e 28 gushtit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

abdixhiku pas takimit me kurtin vendi po shkon drejt zgjedhjeve 6a98619419ad2
Lajmi i mëparshëm

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Vendi po shkon drejt zgjedhjeve

katie holmes zyrtarizon lidhjen me artistin jason bard yarmosky zgjedh ditelindjen e tij per ta bere publike romancen 6a9863503c716
Lajmi i radhës

Katie Holmes zyrtarizon lidhjen me artistin Jason Bard Yarmosky, zgjedh ditëlindjen e tij për ta bërë publike romancën

Të fundit nga

ShkoLartë