qeveria ben amnisti ne fundvit 300 te burgosur perfitojne lirine 900 te tjere ulje denimi 69516be46a41e

Qeveria bën amnisti në fundvit, 300 të burgosur përfitojnë lirinë, 900 të tjerë ulje dënimi

December 28, 2025
1 minut lexim

Qeveria Shqiptare ka bërë amnistinë e fundvitit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale të Kryeministrit Edi Rama, shfaqet ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ku prezanton amnistinë nga e cila 300 të burgosur përfitojnë lirinë, ndërsa 900 të tjerë ulje dënimi.

“Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, komunikon nismën e Qeverisë Shqiptare për amnistinë e ndërmarrë si një akt i frymëzuar nga humanizmi, drejtësia sociale dhe standardet europiane.

Pjesë e një politike penale moderne, që synon rehabilitimin, uljen e mbipopullimit në burgje dhe forcimin e sigurisë afatgjatë, amnistia hap rrugën që 380 persona të përfitojnë lirim të menjëhershëm dhe rreth 900 të tjerë ulje dënimi, duke ulur në këtë mënyrë edhe popullimin në burgje me gati 7%.

Të vendosur deri në fund për një drejtësi të drejtë, që mishëron sundimin e ligjit dhe humanizmin e respektin për dinjitetin njerëzor, sipas standardeve demokratike europiane”, shkruhet në postimin e Ramës.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shqiptari eshte fantastik me trabzonsporin 69516b35073be
Lajmi i mëparshëm

Shqiptari është fantastik me Trabzonsporin

fotografohet vota ne suhareke policia nis hetimet per zbardhjen e rastit 69516c3e9a4f0
Lajmi i radhës

Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbardhjen e rastit

Të fundit nga

ShkoLartë