qeveria abuzimi me dhimbjen nuk sjell drejtesi qeveria vazhdon me perkushtim te ndihmoje familjet nga tragjedia ne kocan 687a44a61f505

Qeveria: Abuzimi me dhimbjen nuk sjell drejtësi – Qeveria vazhdon me përkushtim të ndihmojë familjet nga tragjedia në Koçan

July 18, 2025
min lexim

Shkup, 18 korrik – Nuk janë të vërteta pretendimet e publikuara në disa media lidhur me takimin me familjarët e viktimave të tragjedisë në Koçan. Aktualisht po bëhet një devijim i qëllimshëm dhe një keqpërdorim i fatit tragjik, bën të ditur Pres shërbimi i qeverisë.

Qeveria është këtu për familjet, për gjithçka që u nevojitet, dhe do të jetë gjithmonë me ta edhe atëherë kur për disa çështje mund të kenë mendime të ndryshme.

Kjo letër nga prindërit dhe familjarët është një kujtesë se problemet duhet të zgjidhen dhe se duhet të shprehet vullnet e vendosmëri për të ndihmuar edhe më shumë dhe në mënyrë edhe më të vendosur.

Qeveria shpreh keqardhje për përshtypjen që disa kanë krijuar, por ato takime nuk janë as të parat dhe as të fundit dhe ne apelojmë të mos krijohet sensacion nga një takim i destinuar për mbështetje dhe ngushëllim. Ishte takimi i dytë me familjet dhe dëshirojmë t’ju kujtojmë se gjatë takimit, Kryeministri që nga fillimi deri në fund foli dhe përshëndeti, duke shprehur ngushëllime me të gjithë të pranishmit individualisht dhe me një sërë gjestesh, iniciativash dhe gjërash të tjera që për arsye etike dhe njerëzore nuk duam të bëhen objekt diskutimi publik sepse janë intime dhe thellësisht private dhe ne  duam ta respektojmë këtë.

Shtrembërim i diskutimit në “përshëndetje, si jeni” dhe “sa kushton” jo vetëm që nuk pasqyron diskutimin dhe qëllimin e vërtetë, por është edhe ofendues dhe përpiqet të hedhë një dritë krejtësisht të gabuar mbi qëllimet dhe veprimet e Qeverisë, duke i përcaktuar ato si thellësisht çnjerëzore, gjë që është e papërshtatshme dhe e pasaktë.

Njëkohësisht, duke shprehur trishtim të thellë për tragjedinë, ngushëllime dhe mbështetje për familjet, theksojmë se kjo tragjedi, kjo ngjarje tragjike dhe e tmerrshme, është një dhimbje jo vetëm për familjet, por edhe për të gjithë shtetin, dhe nuk ka njeri që nuk e mendon dhe nuk e ndjen këtë.

Qeveria do të jetë gjithmonë aty për familjet, dhe sa i përket angazhimit tonë dhe asaj që varet nga ne, ne do të përpiqemi për drejtësi, dhe do të luftojmë për ndonjë ngushëllim nëse mund të gjendet, dhe ne gjithmonë do të jemi një mbështetje për familjet, në nevojat, kërkesat dhe sfidat e tyre. Sepse kjo është edhe dhimbja dhe pikëllimi ynë, dhe ato nuk maten dhe krahasohen, por vërtetohen nga veprimet që bëjmë dhe planifikojmë të bëjmë.

Apelojmë të mos abuzohet me këto ngjarje dhe momente, të mos gjykohet bazuar në zemërim dhe tendencë, ndërsa Qeveria do të jetë gjithmonë aty për familjet dhe, sa të mundet, do t’i ndihmojë maksimalisht me kërkesa që janë racionale dhe në bazë të ligjit dhe ingerencave, theksohet në kumtesën e Pres shërbimit të qeverisë.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti kemi mbyllur 200 kazino te egra online ligji i ri eshte rigoroz 4000 aparate dalin jashte funksioni ndersa ndalohet edhe reklamimi 687a3f9e95616
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Kemi mbyllur 200 kazino të egra online! Ligji i ri është rigoroz, 4,000 aparate dalin jashtë funksioni ndërsa ndalohet edhe reklamimi

gjendet pa shenja jete roja ne portin e qytetit te sarandes 687a4e42d6a9f
Lajmi i radhës

Gjendet pa shenja jete roja në Portin e qytetit të Sarandës

Të fundit nga

Albin Kurti njofton suksesin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se vendi ynë po vazhdon të regjistrojë suksese në indekset ndërkombëtare, kësaj radhe në luftën ndaj krimit të organizuar. Kurti ka shkruar në Facebook se
ShkoLartë