qetesohet situata nga reshjet e shiut ne prishtine gjendje me alarmante ne ferizaj 691e24cea8d11

Qetësohet situata nga reshjet e shiut në Prishtinë, gjendje më alarmante në Ferizaj

November 19, 2025
min lexim

Po bëhet dita e dytë që po kryen të njëjtën punë.

Fatmir Mehmeti, me mjetet e tij, po mundohet ta largojë ujin që hyri në parkingun e ndërtesës ku jeton, në lagjen e  Muhaxherëve në Prishtinë.

Reshjet e shiut, ka sjellë jo pak telashe për banorët këtu.

“Vetura kanë mbetur të ngujuara. Vetëm rastet emergjente, kush ka nevojë, gjithsesi duhet me dalë, por duhet unë me ia nxjerrë veturat përjashta, se ndryshe nuk munden me i marrë”, ka thënë Fatmir Mehmeti, banor.

Në këtë rast, zgjidhjen për ta larguar ujin banorët e bënë vet, e ata që nuk mund ta bënin këtë, ndihmë kërkuan nga zjarrfikësit.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi, bëri të ditur se brenda 24 orëve kanë pranuar dhjetëra thirrje nga qytetarët.

“Prej orës 8 të mëngjesit (për dje) deri sot në orën 8 të mëngjesit kemi pasur 43 intervenime, ndërsa të tjerat kanë qenë vetëm intervenime teknike”, ka thënë Malë Gashi, Komandant i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë.

Në koordinim me zjarrfikësit është edhe Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, nga të cilët u bë e ditur se situata është më e qetë këtë të mërkurë, raporton RTV Dukagjini.

“Dëmet materiale janë të theksuara, por është ende shumë herët të flitet për dëme. Duhet të bëhet vlerësimi nga komisioni i kryeqytetit. Dëmet kryesisht janë në ekonomitë familjare. Kemi disa dëme ku ka qenë e nevojshme të intervenohet edhe në infrastrukturë”, ka thënë Lulzim Fushtica, Drejtor në Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë.

Për dallim nga dje, kur situata u konsiderua alarmante nga Komuna e Prishtinës, këtë të mërkurë procesi mësimor filloi në të gjitha shkollat e kryeqytetit.

Se në institucionin arsimor “Emin Duraku” nuk kishte mungesa, e konfirmoi drejtori Visar Osmani.

“Sot ka filluar çdo gjë në rregull sipas planifikimit. Nuk ka mungesa, qofshin nga stafi apo nxënësit. Situata është nën kontroll. Dje konsideroj se ka qenë e arsyeshme ndërprerja e mësimit, të cilin e kemi mbajtur fillimisht në 4 orët e para, e pastaj pasdite nuk kemi mbajtur fare”, ka thënë Visar Osmani, drejtor në shkollën fillore “Emin Duraku”.

Ndërsa gjendja ishte më e qetë në kryeqytet, situatë më alarmante u raportua në Komunën e Ferizajt.

Disa pjesë atje u panë të përmbytura nga uji, e u nevojit edhe evakuiimi i disa banorëve.

”Jemi në një situatë emergjente, dje kemi pas disa fshatra të prekura mirëpo në theks të veçant ka qenë fshati Rakaj që është dashur të intervenojmë sidomos tek një famile për ta evakuuar nga shtëpia e tyre për ta vendosur në një ambient më të sigurt. Pastaj kemi edhe fshatin. Sot nga ekipet e terrenit më është  thënë që fshati Varoshë, Koshare e disa fshatra të tjera janë prekur më shumë. Fatmirësisht nuk kemi kërkesa evakuim të këtyre banorëve por situata është jo e mirë për momentin dhe në secilin moment ne jemi të gatshëm për t’i ardhur në ndihmë këtyre banorëve”, ka thënë Selim Marevci –  Zëdhënës i Komunës së Ferizajt.

Mareci bëri të ditur se situatë e rënduar është edhe në fshatin Sojevë në magjistralën Ferizaj-Gjilan e po ashtu në atë Ferizaj-Prishtinë tek pjesa e fshatit Babush.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent përmes një njoftimi ka bërë të ditur se situata në nivel vendi është kryesisht e qetë dhe se deri tash janë kryer 76 intervenime në 14 komuna të ndryshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

video a mendoni se ai eshte terrorist moment i sikletshem ne shtepine e bardhe pyetja e elon musk qe 691e1fa5986e2
Lajmi i mëparshëm

VIDEO/ “A mendoni se ai është terrorist?”, moment i sikletshëm në Shtëpinë e Bardhë, pyetja e Elon Musk që…

17 vite lidhje jonida maliqi flet per divorcin i veshtire por jo fundi i botes 691e25f161eec
Lajmi i radhës

17 vite lidhje, Jonida Maliqi flet për divorcin: I vështirë, por jo fundi i botës!

Të fundit nga

ShkoLartë