qetesohet situata ne fshatrat e gramshit banoret rikthehen ne banesa vijon groposja e bagetive te djegura 689d936abfa35

Qetësohet situata në fshatrat e Gramshit/ Banorët rikthehen në banesa, vijon groposja e bagëtive të djegura

August 14, 2025
1 minut lexim

Paraqitet më e qetë situata këtë mëngjes në fshatrat e Gramshit të cilët prej tre ditësh janë përfshirë nga flakët. 

Ulja e temperaturave, ulja e intensitetit të erës, por dhe puna e qindra ekipeve të terrenit kanë bërë që sot situata të jetë më e qetë. Ka ende vatra aktive në fshatrat e Skënderbegasit dhe Kodovjatit, por ato po mbahen nën monitorim nga autoritetet dhe po punohet për fikjen e tyre.

Kanë filluar ndërkohë të kthehen në banesat e tyre banorët, pasi rrugët janë të hapura dhe nuk përbën rrezik.

Më vonë ekipet do të kthehen në fshatra për evidentimin e dëmeve dhe do të kemi një statistikë paraprake.

Paralelisht po punohet për groposjen e bagëtive të djegura për evitimin e çdo epidemie të mundshme.

Kujtojmë se 3 njësi administrative në Gramsh u përfshinë nga flakët. Në Skëndërbegas u dogjën 7 fshatra, u prek nga zjarri fshati i 8, Narta, por fatmirësisht autoritetet arritën ta shpëtojnë këtë fshat.

Zjarri në Gramsh shënoi dhe viktimën e parë në vend, një 80 vjeçar i cili dyshohet të jetë dhe autori i këtij zjarri.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ramadan morina i dyshuari per krime lufte ne burim te malisheves arrin ne gjykate 689d92b821d4f
Lajmi i mëparshëm

Ramadan Morina, i dyshuari për krime lufte në Burim të Malishevës, arrin në gjykatë

territoret cfare thote e drejta nderkombetare 689d93e0a7604
Lajmi i radhës

Territoret – çfarë thotë e drejta ndërkombëtare?

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë