qetesi dhe buzeqeshje si roan eviton skandalin e tapetit te kuq 6912649162705

Qetësi dhe buzëqeshje: Si Roan eviton skandalin e tapetit të kuq

November 11, 2025
1 minut lexim

Chappell Roan dhe ekipi i saj po sigurohen që historia të mos përsëritet, duke vendosur një set të ri rregullash për tapetin e kuq, një vit pas shpërthimit të saj të bujshëm.

Për të parandaluar një skenë të paparashikuar nga fituesja e Grammy-t gjatë ceremonisë së Rock & Roll Hall of Fame, një punonjëse e tapetit të kuq paralajmëroi fotografët të jenë të kujdesshëm para se të shfaqej Roan, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Bota sot”.

“Në rregull, po vjen Chappell. Askush të mos bërtasë ose ajo do të largohet,” dëgjohet të thotë gruaja në video. “Qetë, miqësorë, buzëqeshni.”

Image

Chappell Roan

Disa fotografë qeshën me udhëzimin, por duket se ai kishte efektin e dëshiruar.

Kur Roan u shfaq në tapetin e kuq me stil, ajo u prit nga një rresht i pazakontë i gazetarëve, i qetë dhe i respektueshëm.

Image

Chappell Roan

Paralajmërimi para ngjarjes erdhi pas shpërthimeve të mëparshme të Roan në tapetin e kuq, të cilat kishin bërë xhiron e internetit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

truri pas fitores se mamdanit gruaja qe permbysi cdo rregull te politikes amerikane 69126282a7931
Lajmi i mëparshëm

Truri pas fitores së Mamdanit, gruaja që përmbysi çdo rregull të politikës amerikane

spak troket te shtepia e berishes per 21 janarin anila hoxha zbulon detaje nga fletethirrja 69127737a83e1
Lajmi i radhës

SPAK troket te shtëpia e Berishës për “21 Janarin”, Anila Hoxha zbulon detaje nga fletëthirrja

Të fundit nga

ShkoLartë