qente nga shkupi po sillen ne tetove drejtori i npk se ngre alarmin po luhet loje e rrezikshme kunder qytetit tone 68e5472d7a23c

Qentë nga Shkupi po sillen në Tetovë?, Drejtori i NPK-së ngre alarmin: Po luhet lojë e rrezikshme kundër qytetit tonë!

October 7, 2025
1 minut lexim

Pas kontrolleve të rregullta që Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova”, po bën për qentë endacakë të sterilizuar në qytet, ka dalë ndrit një ngjarje shqetësuese.

Sipas një reagimi nga drejtori i NPK-së, Samet Bislimi, gjatë një kontrolli është konstatuar se të paktën një qen është sjellë nga Shkupi në Tetovë, gjë që është vërtetuar përmes çipit me numër serik, i cili përmban të gjitha të dhënat e origjinës së kafshës.

Ky zbulim ka ngritur dyshime serioze për një veprim të qëllimshëm, ndërsa drejtori i NPK-së paralajmëron se “po luhet një lojë e rrezikshme me Tetovën dhe me sigurinë e qytetarëve të saj”.

“Komuna e Tetovës bën kontrolle të rregullta të qenve endacakë të sterilizuar, për të mbrojtur qytetarët e saj. Gjatë një kontrolli të rregullt, u konstatua se të paktën një qen është sjellur nga Shkupi në Tetovë. Për këtë dëshmon çipi me numër serik i cili përmban të gjitha të dhënat për qenin”.

“Prandaj, si ndërmarrje publike jemi të detyruar të ngrejmë publikisht këtë shqetësim: Kush po i sjellë qentë nga Shkupi në Tetovë? Për çfarë qëllimi bëhet kjo? Ne do të vazhdojmë të kujdesemi për sigurinë e tetovarëve, por edhe t’i denoncojmë lojërat e pista që bëhen kundër qytetit tonë”, shkruan në reagim, drejtori i NPK-së.

Në opinion janë ngritur pikëpyetje, pasi pushteti në Qytetin e Shkupit aktualisht drejtohet nga Danella Arsovska, me përkrahje të BDI-së dhe Levicës, të cilët tashmë po akuzohen se mund të qëndrojnë pas këtij veprimi të dyshimtë.

Nderkohë, Komuna e Tetovës ka ndërmarrë masa të vazhdueshme për kontrollin dhe menaxhimin e qenve endacakë, për të siguruar mjedis më të sigurt për qytetarët.

Burimi: fol.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sedat bislimi merr perkrahje nga kryeparlamentari afrim gashi per zhvillimin e komunes se studenicanit 68e546b3ec882
Lajmi i mëparshëm

Sedat Bislimi merr përkrahje nga kryeparlamentari Afrim Gashi për zhvillimin e komunës së Studeniçanit

brenda nje viti paguhen rreth 200 milione euro tatime te mjedisit jetesor 68e54dd33a6c5
Lajmi i radhës

Brenda një viti paguhen rreth 200 milionë euro tatime të mjedisit jetësor

Të fundit nga

ShkoLartë