qente endacake ne korce ndertohet godina per strehimin dhe vaksinimin 689e3b27638fa

Qentë endacakë në Korçë, ndërtohet godina për strehimin dhe vaksinimin

August 14, 2025
1 minut lexim

Në Korçë është duke përfunduar rikonstruksioni i një godine e cila do të shërbejë për strehimin e qenve endacakë, si për për trajtimin e sterilizimin e tyre  duke i dhënë kështu zgjidhje një problemi dhjetëravjecar në qytet.

“Bashkia Korçë ka përfunduar ndërtimin e qendrës së re që do të shërbejë për trajtimin e qenve endacakë. Në vijim për të zgjidhur një problem shqetësues për qytetarët ka nisur një bashkëpunim me veterinerët. Pra projekti është tashmë i përfunduar në aspektin e godinës dhe jemi në fazën e implementimit të procesit që synon të sjellë hapa konkretë për qytetarët “-shprehet Lorena Saro zëdhënëse e bashkisë Korçë

Kristi Morava është një nga veterinerët që prej kohësh i është dedikuar këtij problemi. Ai thekson se shqetësimi është i madh ndaj dhe kërkohet kujdes në zgjidhjen e situatës

“Qentë e pastrehë dhe numri i tyre në rritje është problem e shqetësim që është vënë re. Është shqetësim që përbën një masë për të ardhmen, sepse nqs lihet në këto kushte, do vijnë duke u shtuar gjithmonë e më tepër. Shqetësimi ekziston edhe për ata si vatra sëmundjesh, mund të përhapin sëmundje në masë. Është një investim i shumëkërkuar, emergjent, kam qenë në kontakt me struktura të bashkisë. Streheza do të thotë zgjidhje definitive duke trajtuar në mënyrë humane.”-shprehet Kristi Morava, veteriner

Të shumta kanë qenë rastet kur qentë endacakë kanë shkaktuar probleme lidhur me sëmundje të ndryshme e njëkohësisht, ka patur raste të paraqitura në spitalin rajonal të Korçës, kur qytetarë të shumtë janë sulmuar nga grupe të qenve endacakë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen ne struge mbeshtesim vetem kandidaturen e pavarur te mendi qyres 689e318b4a442
Lajmi i mëparshëm

VLEN në Strugë: Mbështesim vetëm kandidaturën e pavarur të Mendi Qyrës

kombetarja a e kosoves ne riga 689e3b6348fc4
Lajmi i radhës

Kombëtarja A e Kosovës në Riga

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë