qeni endacak sulmon nxenesin ne oborr shkolle keshilltari blerim iseni fton prinderit per kujdes 69e7f66d6eb8c

Qeni endacak sulmon nxënësin në oborr shkolle, këshilltari Blerim Iseni fton prindërit për kujdes

April 22, 2026
1 minut lexim
R 1

Këshilltari komunal Blerim Iseni shpalos alarmin dhe fton per kujdesin e shtuar të prindërve. Në vazhdim po ju sjellim reagimin e tij:

Prindër të nderuar,

Ju lutemi të shtoni kujdesin ndaj fëmijëve për shkak të pranisë së qenve endacakë. Sot, një nxënës i shkollës fillore “Toli Zordumis” Kumanovë, është sulmuar gjatë pushimit të gjatë në oborrin e shkollës, si pasojë e së cilës ka pësuar lëndime në këmbë!
Rekomandohet që fëmijët t’i përcillni dhe t’i prisni pas mësimit, si dhe t’u siguroni ushqimin me vete. Si këshilltarë komunal disa herë e kemi përmendur këtë çështje para autoriteteve komunale por si për çdo çështje edhe për këtë problem shqetësues përgjigja ka qenë “po merren masa”! Derisa masat e komunës nuk duken askund apelojmë që masa dhe kujdes të kenë prindërit për fëmijët e tyre.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe kujdesin!

Blerim Iseni,
Këshilltar në komunën e Kumanovës

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mindy kaling mahnit me transformimin fizik ne eventin e ralph lauren ne milano 69e7eefc4c92b
Lajmi i mëparshëm

Mindy Kaling mahnit me transformimin fizik në eventin e Ralph Lauren në Milano

Të fundit nga

ShkoLartë