qendroi per rreth 24 ore ne reanimacionin e kardiologjise nuredin dumani rikthehet ne qeli 68bda6b4442fb

Qëndroi për rreth 24 orë në reanimacionin e Kardiologjisë, Nuredin Dumani rikthehet në qeli!

September 7, 2025
1 minut lexim

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani është kthyer në qelitë e paraburgimit pas rreth 24 orësh qëndrimi në reanimacionin e kardiologjisë në Qendrën spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë, ku u shtrua mbrëmjen e djeshme me urgjencë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se për shkak të statusit të tij të veçantë, Dumani iu nënshtrua një sërë analizash specifike për të parë gjendjen e tij të plotë shëndetësore, pas problemeve që shfaqi me zemrën, me qëllim për të përjashtuar ndonjë tentativë kriminale në adresë të tij.

Analizat paraprake të Institutit të Mjekësisë Ligjore, kanë përcaktuar se ai nuk ka përdorur droge apo alkool, por se analizat në rast se është helmuar, kërkojnë një kohë më të gjatë që të dalin.

Duke qenë se nuk ka pasur nevojë për një ndërhyrje, i penduari i drejtësisë është kthyer në qeli, pasi qëndroi i shtruar në reanimacion për rreth 24 orë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

18 persona jane lenduar ne zjarrin e madh qe perfshiu mbreme fabriken e njohur per marken vincini ne vinice 68bd98448cb61
Lajmi i mëparshëm

18 persona janë lënduar në zjarrin e madh që përfshiu mbrëmë fabrikën e njohur për markën “Vinçini” në Vinicë

psg e akuzon francen se i injoroi keshillat mjekesore 68bda713f40e2
Lajmi i radhës

PSG e akuzon Francën se i injoroi këshillat mjekësore

Të fundit nga

Simon Cowell tregon planet e martesës

Simon Cowell ka zbuluar së fundmi se lutet çdo natë që nga momenti kur ka gjetur besimin te Zoti. Gjithashtu ai ka folur për dietën e tij strikte me vetëm 1 mijë
ShkoLartë