qendrimi i vlen per balotazhin ne kercove 68f8dc13f301e

Qëndrimi i VLEN për balotazhin në Kërçovë

October 22, 2025
1 minut lexim

Shkup, 22 tetor – E para e punës është se ne votat nuk i kemi në xhep që t’i nxjerrim. Bëhet fjalë për besim dhe vullnet të qytetarëve që të dalin dhe ta japin votën për një kandidat në të cilin besojnë se do t’ua përmirësojë jetën në nivel lokal. Për fat të keq, kërçovarët bënë zgjedhjen e tyre për të vazhduar keqqeverisjen me Fatmir Deharin. Kjo është e para. E dyta qëndrimi publik i kandidatit tonë për komunën e Kërçovës, Fatmir Limani, ka qenë i qartë që në fillim të garës: kushdo që do të shkonte në rrethin e dytë, do të mbështetej. Mirëpo, kemi një situatë të re janë publikuar materiale komprometuese që e zhveshin kandidatin e AKI-së nga çdo e drejtë për të mbajtur pozitë publike. Për këtë arsye, ne si koalicion kërkuam që ai të tërhiqet, ai nuk u tërhoq dhe tani kjo e bën të vështirë çdo thirrje publike. Kërçovarët duhet ta marrin këtë vendim të vështirë. Prandaj, si koalicion, nuk mund të na faturohet asgjë. Kjo bie pikërisht mbi kokën e Ali Ahmetit, i cili nuk pati guximin ta tërheqë kandidatin e vet. VLEN mbetet e palëkundur në parime dhe e qartë në qëndrime: morali publik nuk negociohet.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kerkohet paraburgim per gjashte persona dhe masa kujdesi per rreth 15 te tjere te ndaluar ne rastin e spitalit te prilepit 68f8d4f8ec476
Lajmi i mëparshëm

Kërkohet paraburgim për gjashtë persona dhe masa kujdesi për rreth 15 të tjerë të ndaluar në rastin e Spitalit të Prilepit

mmps maqedonia e veriut mori rreth 25 milion euro nga plani i rritjes per rezultatet e arritura ne zvogelimin e ekonomise informale 68f8dcb16776a
Lajmi i radhës

MMPS: Maqedonia e Veriut mori rreth 2,5 milion euro nga Plani i Rritjes për rezultatet e arritura në zvogëlimin e ekonomisë informale

Të fundit nga

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë