qendra dyshohet jashte vendit kthyen dy apartamente ne fole prostitucioni ne pranga pronari dhe dy kineze ne durres 68932271827db

“Qendra” dyshohet jashtë vendit/ Kthyen dy apartamente në “fole” prostitucioni, në pranga pronari dhe dy kineze në Durrës

August 6, 2025
1 minut lexim

Një tjetër veprimtari e shfrytëzimit të prostitucionit është goditur pas një operacioni të zhvilluar në Durrës.

Gjatë këtij operacioni janë arrestuar dy shtetase kineze. Gjithashtu në pranga ka rënë edhe pronari i apartamenteve, pasi sipas policisë i kishte dhënë ambientet me qira, pa kontrata.

Shtatë shtetas të tjerë, dy kinezë dhe 5 shqiptarë janë proceduar penalisht.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan pasaporta të shtetaseve kineze, shuma parash, celularë, karta krediti, etj.

Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të këtij procedimi, rezultoi se dy shtetaset kineze të arrestuara kishin marrë me qira, pa kontrata, 2 apartamente në lagjen nr. 13, të cilat i kishin përshtatur për shfrytëzim të prostitucionit.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet, pasi dyshohet se ka shtetas të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari, e cila dyshohet se e ka qendrën jashtë vendit, pasi rezultoi se telefonatat kryheshin nëpërmjet call center-it.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dimitrievska kocoska te ardhura historike te larta ne buxhetin per korrikun 6893191168d72
Lajmi i mëparshëm

Dimitrievska-Koçoska: Të ardhura historike të larta në Buxhetin për korrikun

fabio capello befason per lojtarin shqiptar me duket si tipi qe nuk ngurron 689322e91bb60
Lajmi i radhës

Fabio Capello befason për lojtarin shqiptar: Më duket si tipi që nuk ngurron

Të fundit nga

ShkoLartë