qelloi per vdekje florian palucin pas sherrit per kafen ne durres del fotoja e 21 vjecarit daniel pepa 68fa4cc925d61

Qëlloi për vdekje Florian Paluçin pas sherrit për kafen në Durrës, del fotoja e 21-vjeçarit Daniel Pepa

October 23, 2025
1 minut lexim

Personi në foto është 21-vjeçari Daniel Pepa, i dyshuar për vrasjen e Florian Paluçit një ditë më parë në Manëz të Durrësit.

Policia i qëndron versionit se vrasja është për motive të dobta, ku Daniel Pepa është Konfliktuar me kamarierin Alteo Pepa për ekspresin, konflikt në të cilin është përfshirë dhe Florian Paluçi dhe shoku i tij Erald Cani.

Pas debatit 21-vjeçari është larguar nga lokali për tu kthyer pak më vonë i  shoqëruar nga Aranit kurti dhe Ergi Kadiu kur kanë tentuar të hyjnë në lokal Flori ka qëlluar me armë në tokë ndërsa Danieli i është përgjigjur duke e qëlluar drejt dhe duke e lënë fillimisht të plagosur, mes tyre ka pasur dhe përleshje fizike dhe më pas nga kundërpërgjigjja me armë e Florit u vra Aranit kurti.

Pak çaste më vonë dhe Flori Paluçi ra në tokë pa jetë nga plumbat e marrë.  Në pamjet e kamerave të sigurisë rezulton se 21-vjeçari Danjel Pepa është në shoqëri të 30 vjeçarit Gezim Allçi i cili po ashtu është i armatosur dhe largohen të dy nga vendngjarja.

Të dy janë shpallur në kërkim Daniel Pepa për vrasje ndërsa 30 vjeçari për armëmbajtje dhe përkrahje e autorit të krimit

Përveç dy të shpallurve në kërkim policia vuri nën pranga dhe 4 personat të cilët ishin shok më autorët konkretisht Erald Cani Ergi Kadiu dhe vëllezërit Taulant dhe Emirjan Beqaj të cilët akuzohen për moskallëzim krimi, pasi pas vrasjes nuk njoftuan policinë për atë që kishte ndodhur.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pse serbia se dorezon radoiciqin eksperti zberthen arsyet politike dhe mafioze permend edhe dy skenare 68fa4c20d7cf4
Lajmi i mëparshëm

Pse Serbia s’e dorëzon Radoiçiqin? Eksperti zbërthen arsyet politike dhe mafioze – përmend edhe dy skenarë!

bill gates zbulon tre punet qe do ti mbijetojne inteligjences artificiale 68fa4cf205ea8
Lajmi i radhës

Bill Gates zbulon tre punët që do t’i mbijetojnë inteligjencës artificiale

Të fundit nga

Albin Kurti njofton suksesin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se vendi ynë po vazhdon të regjistrojë suksese në indekset ndërkombëtare, kësaj radhe në luftën ndaj krimit të organizuar. Kurti ka shkruar në Facebook se
ShkoLartë