qelloi me arme ndaj nje automjeti kapet 33 vjecari nis hetimi ndaj 3 te tjereve per dhune 685e9ec2ccc20

Qëlloi me armë ndaj një automjeti, kapet 33-vjeçari! Nis hetimi ndaj 3 të tjerëve për dhunë

June 27, 2025
min lexim

Një ngjarje e rëndë u shënua në fshatin Theth të Shkodrës, ku për motive të dobëta u përshkallëzua një konflikt mes disa shtetasve. Falë ndërhyrjes në kohë të Policisë, u parandalua agravimi i mëtejshëm i situatës.

Sipas njoftimit zyrtar, një 33-vjeçar, shtetasi Alfred Rrupa, banues në Theth, u arrestua nga efektivët e policisë, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti ku ndodheshin tre persona.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme. Nga hetimet paraprake rezulton se Alfred Rrupa ka përdorur një armë zjarri të tipit pistoletë dhe ka qëlluar në drejtim të një automjeti me të cilin udhëtonin shtetasit N. H., 29 vjeç (drejtuesi i mjetit), P. H., 27 vjeç dhe D. Rr., 29 vjeç. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk pati të lënduar, por u shkaktuan dëme materiale në automjet.

Pas incidentit me armë, tre shtetasit e lartpërmendur kanë ushtruar dhunë fizike ndaj autorit të dyshuar, çka ka sjellë edhe procedimin e tyre në gjendje të lirë.

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit së bashku me municionin luftarak, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë.

Policia e Shkodrës vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

Njoftimi i policisë: 

Shkodër/Ndërhyrja e Policisë parandalon përshkallëzimin e konfliktit ndërmjet disa shtetasve.

Qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti me të cilin po qarkullonin 3 shtetas, në fshatin Theth, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari.

Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetasit, sepse ushtruan dhunë fizike ndaj 33-vjeçarit.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Theth, ishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti, kanë organizuar punën në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e shtetasve të përfshirë.

Në vijim të veprimeve për rastin:

– u arrestua shtetasi A. Rr., 33 vjeç, banues në fshatin Theth;

– nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit N. H., 29 vjeç, P. H., 27 vjeç dhe D. Rr., 29 vjeç, të tre banues në fshatin Theth.

Nga hetimet dyshohet se dje pasdite, për motive të dobëta, shtetasi A. Rr. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të automjetit me drejtues shtetasin N. H. dhe pasagjerë shtetasit P. H. dhe D. Rr. Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjet.
Më pas, këta 3 shtetas kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 33-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dhuna ne familje eshte rritur per 14 7 per qind 685e952b85222
Lajmi i mëparshëm

“Dhuna në familje është rritur për 14.7 për qind”

tirron mamusha urime bota sot si gjithmone afer promovimit te sportisteve 685e9efeae37c
Lajmi i radhës

Tirron Mamusha: Urime “Bota sot”, si gjithmonë afër promovimit të sportistëve

Të fundit nga

ShkoLartë