qelloi me arme gjahu kuajt ne parkun e llogarase nis hetimi per 55 vjecarin 6897395eb383c

Qëlloi me armë gjahu kuajt në Parkun e Llogarasë, nis hetimi për 55-vjeçarin

August 9, 2025
1 minut lexim

Policia e Vlorës ka identifikuar autorin e dyshuar që ka qëlluar me armë gjahu ndaj kuajve në zonën e Llogarasë në Vlorë.



Sipas uniformave blu mësohet se kanë nisur hetimet në gjendje të lirë ndaj 55-vjeçarit me iniciale S.M., nga Orikumi.

Këtij të fundit iu sekuestrua edhe një çifte për ekzaminime të mëtejshme.

“Në vijim të dokumentimit të plotë për rastin e referuar në Prokurori, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”, ku në territorin e parkut të Llogarasë, fillimisht dyshohej se ishin dëmtuar dy kuaj të shtetasit K. K., 46 vjeç, por nga verifikimet rezultoi se ishte dëmtuar njëri prej tyre, të cilit i ishin shkaktuar disa dëmtime nga armë gjahu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar dhe nisjen e procedimit penal në ngarkim të tij, konkretisht ndaj shtetasit S. M., 55 vjeç, banues në Orikum.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua, për ekzaminime të mëtejshme, edhe një armë gjahu në pronësi të shtetasit S. M.”, njofton policia.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ministria e shendetesise e mori kontrollin ndaj licencimit te stomatologeve per shkak te leshimeve serioze dhe dyshimeve per keqperdorime 689737bb3cdca
Lajmi i mëparshëm

Ministria e Shëndetësisë e mori kontrollin ndaj licencimit të stomatologëve për shkak të lëshimeve serioze dhe dyshimeve për keqpërdorime

mevlani publikon vajzen duke degjuar kengen e tij ja sa qenka rritur 68973ca6f2fa4
Lajmi i radhës

Mevlani publikon vajzën duke dëgjuar këngën e tij, ja sa qenka rritur

Të fundit nga

ShkoLartë