QEFALI HAVZIJA 3

Qefali Havzia ndan rrugët me BDI-në! Aty po vriten luanët duke harruar se do t’i hanë qentë (FOTO)

September 1, 2025
1 minut lexim

Aktivisti i BDI-së që nga themelimi i partisë dhe ish drejtor i burgut të Tetovës, Qefali Havzia, i njohur në Tetovë e rrethinë si njeri punëtor dhe i përkushtuar, ka bërë një deklaratë të fortë përmes një postimi në facebook, duke paralajmëruar ndarjen e rrugëve me Bashkimin Demokratik për Integrim dhe Ali Ahmetin.

Ai akuzon se në BDI po bëhet seleksionim klanor, ndërsa aktivistët e devotshëm po lihen pas dore. Sipas Havzisë që nga viti 2001 e deri më sot, asnjë i afërm i tij nuk është punësuar përmes BDI-së, ndërkohë, ka anëtarë të kësaj partie me 2, 4 apo 6 të punësuar pa asnjë meritë.

Havzia gjithashtu ka paralajmëruar se politika aktuale e BDI-së ka marrë drejtim të gabuar dhe që sot udhëhiqet nga servilët, ndërsa të ndershmit vazhdojnë të nxirren jashtë saj. Historia po përsëritet, në BDI po ndodh ajo që ndodhi në PPD dhe PDSH.

Në fund, Qefali Havzia ka thënë se ndarja nga politika nuk është e rëndë, por më e rëndë është humbja e nderit, moralit dhe karakterit.

“Mos i vritni luanët tuaj sepse, në fund, do t’ju hanë qentë e rrugës,” përfundon mesazhin e tij Qefali Havzia.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

veturat po behen me te zgjuara siguria e tyre do te arrije ne nje nivel tjeter 68b56a911a92c
Lajmi i mëparshëm

Veturat po bëhen më të zgjuara, siguria e tyre do të arrijë në një nivel tjetër

qindra te vdekur pas termetit ne afganistan 68b56ada20edc
Lajmi i radhës

Qindra të vdekur pas tërmetit në Afganistan

Të fundit nga

Rama publikon pamjet me dron nga Dardha: Magjike

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook pamje nga Dardha. E ‘veshur’ nën pektun e dëborës, pamjet tregojnë magjinë e vërtetë edhe në stinën e dimrit. “MIRËMËNGJES dhe me Dardhën magjike, ju
ShkoLartë