qe gjashte vite nuk mund te dale jashte kosoves fjolla morina zbulon detajet e ceshtjes se saj ligjore 6939f1af34cd6

“Që gjashtë vite nuk mund të dalë jashtë Kosovës”, Fjolla Morina zbulon detajet e çështjes së saj ligjore

December 11, 2025
1 minut lexim

Këngëtarja dhe banorja e Big Brother VIP Kosova, Fjolla Morina, ka ndarë një rrëfim prekës me bashkëbanorin Londrim Ahmetaj, duke zbuluar detaje të reja rreth një çështjeje të ndjeshme ligjore që po përballet. Morina, e cila është një nga personazhet më të njohura të estradës, ka treguar se për shumë vite ka qenë nën akuzën për posedim armësh, një rast që sipas saj ende është në proces gjyqësor dhe nuk është mbyllur.

Këngëtarja ka deklaruar se armë nuk ka qenë e saj, por e dikujt tjetër, ndërkohë që ky rast ka pasur pasoja serioze në jetën e saj.

“Qe pesë vjet, për gjashtë s’mund të dal as prej Kosovës. Në proces gjyqësor jam”, ka shtuar Fjolla, duke theksuar se procedurat ligjore ende vazhdojnë dhe kjo ka kufizuar mundësinë e saj për të udhëtuar jashtë vendit.

Ky rrëfim ka ngjallur një reagim të fortë brenda shtëpisë dhe në rrjetet sociale, ku fansat kanë shprehur mbështetje për këngëtaren dhe kanë diskutuar mbi sfidat që ajo po kalon, si dhe ndikimin e këtyre ngjarjeve në jetën e saj personale dhe profesionale.

Ajo vazhdon të jetë një nga figurat më të ndjekura dhe më të komentuar në mediat sociale, dhe ky rrëfim i saj ka bërë që shumë të reflektojnë mbi pasojat që mund të ketë një akuzë e tillë në jetën e një personi publik.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

parashikimi i motit per te enjten 6939f08bd4415
Lajmi i mëparshëm

Parashikimi i motit për të enjten

dumani mbyll mandatin ambasada e shba vendosi standard ne luften kunder krimit 693a0436bf315
Lajmi i radhës

Dumani mbyll mandatin, ambasada e SHBA: Vendosi standard në luftën kundër krimit

Të fundit nga

Ibro: Labi është rrenc dhe spiun

Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Ibro, është pyetur pse mendon se do të largohet të premten nga Big Brother VIP Kosova. Mirëpo Ibro nuk u prek nga kjo pyetje

Parashikimi i motit për të premten

Të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat më të shtuara pritet të jenë në Rrafshin e Kosovës. Në orët e mëngjesit lokalisht mjegull nëpër ultësira dhe
ShkoLartë