qarkullonte ne qytet i armatosur arrestohet ne durres 53 vjecari 69188323dfc13

Qarkullonte në qytet i armatosur, arrestohet në Durrës 53-vjeçari

November 15, 2025
1 minut lexim

Një 53-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga shërbimet e Policisë së Durrësit pasi qarkullonte me automjet dhe ishte i armatosur me armë zjarri.

Operacioni policor i koduar “Brezi” u zhvillua në lagjen nr. 6, në rrugën “Hysen Myshketa”, ku Policia ndaloi automjetin e dyshuar.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit I. D., 53 vjeç, banues në Sukth, iu gjet dhe iu sekuestrua në brez një armë zjarri pistoletë Glock me municion luftarak, si dhe automjeti me të cilin qarkullonte.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

per ke votoi mergata ne prizren 691882803842e
Lajmi i mëparshëm

Për kë votoi mërgata në Prizren?

serbia ne krize nafte cmimet mund te rriten 6918839389f07
Lajmi i radhës

Serbia në krizë nafte, çmimet mund të rriten

Të fundit nga

Albin Kurti njofton suksesin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se vendi ynë po vazhdon të regjistrojë suksese në indekset ndërkombëtare, kësaj radhe në luftën ndaj krimit të organizuar. Kurti ka shkruar në Facebook se
ShkoLartë