Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara për një të ri që qarkullonte i armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Aksi”.
Si rezultat i operacionit, në aksin rrugor “Lezhë–Shkodër”, në fshatin Mabë, shërbimet e policisë konstatuan një automjet tip BMW që dyshohej se udhëtonte i riu i armatosur dhe e ndaluan për kontroll gjatë të cilit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me krehër dhe municion luftarak, raporton KosovaPress.
Në vijim të veprimeve procedurale, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Shkodër, u ushtrua kontroll edhe në banesën e të dyshuarit në lagjen “Salo Halili”, në Shkodër, ku shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde narkotike e dyshuar kanabis.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. C., 23 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Burimi: botasot.info


