31
Shkup, 12 nëntor – Qarkullimi nëpër rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, nëpër trasa kryesisht të thata.
Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë qendrave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana maqedonase nuk ka vonesa më të gjata për hyrje apo dalje nga shteti.
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, ultësira dhe gryka lumenjsh, ku ka mundësi për shfaqje rrëshqitjesh dheu. Kjo vlen posaçërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Debar – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Rruga Ohër – Resnjë përmes parkut kombëtar Galiçica, nga data 17.04.2025, është e hapur për qarkullim për automjete deri në 3.5 tonë.
Burimi: zhurnal.mk


