putin rusia do te fitoje ne ukraine 695566e413112

Putin: Rusia do të fitojë në Ukrainë

December 31, 2025
1 minut lexim

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se vendi i tij beson se do të fitojë në Ukrainë, ku Moska po zhvillon një ofensivë që gati katër vjet.



Këto deklarata ai i bëri në fjalimin për Vitin e Ri. Fjalimi tradicional i Putinit u transmetua fillimisht në gadishullin e largët lindor të Kamçatkës, që është rajoni i parë i Rusisë që hyri në vitin 2026.

Ai u bëri thirrje rusëve të “mbështesin heronjtë tanë” që luftojnë në Ukrainë, duke thënë: “Ne besojmë te ju dhe te fitorja jonë”.

Ai ua uroi Vitin e ri “luftëtarëve dhe komandantëve” në Ukrainë, duke shtuar se “miliona njerëz në mbarë Rusinë, më besoni, po mendojnë për ju”.

Konflikti në Ukrainë ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në Ukrainë, teksa humbjet në njerëz të dyja palët vlerësohet se janë të larta.

Shtetet e Bashkuara po udhëheqin përpjekjet për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Data 31 dhjetor shënon 26-vjetorin e ngritjes në pushtet të Putinit.

Ai u bë president i Rusisë në prag të Vitit të Ri 1999, kur Boris Yeltsin dha dorëheqjen.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kina dhe malajzia mirepresin vitin e ri 2026 hong kongu anulon festimet tradicionale pas zjarrit tragjik te nentorit 695560d343b4a
Lajmi i mëparshëm

Kina dhe Malajzia mirëpresin Vitin e ri 2026, Hong Kongu anulon festimet tradicionale pas zjarrit tragjik të nëntorit

prizren arif fazli dhuron shtepine 800 mc2b2 per bashkesine islame 695567ae9ab5b
Lajmi i radhës

Prizren: Arif Fazli dhuron shtëpinë 800 m² për Bashkësinë Islame

Të fundit nga

Ndërrimi i motmoteve, pa borë

Gjatë ditës së sotme temperaturat luhateshin nga -8 deri në 1 gradë celsius. Ndërsa ndërrimi i motmoteve këtë herë pritet të vijë pa reshje bore. Kurse temperaturat e ulëta paralajmërojnë ardhjen e

Premtojnë rikthimin e lavdisë

Real Madridi e nis vitin e ri duke ndjekur Barcelonën me katër pikë diferencë, pas një 2025 “të zbehtë” ku u renditën të dytët në La Liga, Superkupën e Spanjës dhe Kupën
ShkoLartë