putin pretendon se ukraina e filloi luften ne vitin 2022 keto jane kushtet per perfundimin e luftes 69453a7456b4d

Putin pretendon se Ukraina e filloi luftën në vitin 2022 – këto janë kushtet për përfundimin e luftës

December 19, 2025
1 minut lexim

Presidenti rus, Vladimir Putin ka mbajtur fjalimin vjetor televiziv duke u takuar me gazetarët dhe ka akuzuar Ukrainën për “refuzimin e përfundimit të këtij konflikti me mjete paqësore”.

Madje, ai pretendon se qeveria në Kiev “filloi luftën në lindje të Ukrainës” në vitin 2022, duke thënë se Ukraina duhej të kishte lënë “njerëzit të lirë të zgjidhnin mënyrën e jetesës në atë pjesë të Ukrainës”.

“Ata nuk donin t’u lejonin atë atëherë”, shton ai, raporton skynews.

Natyrisht, Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022 – me qeverinë e Putinit që e quante atë “operacion të veçantë ushtarak”.

Duke folur në ngjarjen televizive, Putin thotë se Rusia gjithmonë ka dashur të përfundojë konfliktin “me mjete paqësore” – pavarësisht pushtimit të Rusisë dhe sulmeve mbi qytetet dhe fshatrat e Ukrainës.

Kushtet e paqes së Putinit:

Ukraina duhet të tërhiqet nga të gjitha rajonet e Donetskut, Luhanskut, Khersonit dhe Zaporizhias (të gjithë rajonet).

Duhet të heq dorë nga NATO, të pranojë neutralitetin dhe demilitarizimin, dhe të pajtohet me një “denazifikim” .

Perëndimi duhet të heqë të gjitha sanksionet dhe Krimeja duhet të njihet si territor rus.

Ai gjithashtu pretendon se “armiku po tërhiqet” në të gjitha drejtimet dhe se “iniciativa strategjike” u zhvendos drejt Rusisë kur forcat e saj dëbuan trupat ukrainase nga rajoni rus i Kurskut.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qeveria vendos regjim vizash per fixhin dhe nis procedurat per nje memorial te familjes jashari ne itali 69453a5f9527f
Lajmi i mëparshëm

Qeveria vendos regjim vizash për Fixhin dhe nis procedurat për një memorial të familjes Jashari në Itali

masakra me 15 te vrare ne bondi beach australia njofton skemen e blerjes se armeve 69453c267259e
Lajmi i radhës

Masakra me 15 të vrarë në Bondi Beach, Australia njofton skemën e blerjes së armëve

Të fundit nga

ShkoLartë