putin po i teston limitet paralajmeron merz 68ca9ef8a76a1

Putin “po i teston limitet”, paralajmëron Merz

September 17, 2025
1 minut lexim

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, porositi Evropën që të mos e lejojë Rusinë t’i përcaktojë kushtet e një marrëveshjeje për paqe në Ukrainë, duke paralajmëruar se një gjë e tillë vetëm sa do ta trimëronte presidentin rus, Vladimir Putin, “që të kërkojë objektivin e tij të radhës”.

“Putin po i teston limitet që një kohë të gjatë”, tha Merz në parlamentin gjerman, ku po diskutohet për buxhetin e ri.

“Ai saboton, spiunon, vret, përpiqet t’i trazojë njerëzit”, u shpreh kancelari i Gjermanisë, të mërkurën, raporton DPA.

Merz tha se kjo u bë e qartë në Poloni, javën e kaluar, kur dronët rusë cenuan hapësirën ajrore të vendit dhe u rrëzuan mbi territorin e tij, për herë të parë.

Putin, po ashtu, po përpiqet të destabilizojë shoqërinë gjermane, paralajmëroi kancelari Merz.

“Ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë”, deklaroi Merz, duke shtuar se Gjermania po forcon kapacitetet e saj mbrojtëse pikërisht për këtë arsye.

“Ne duhet t’i parandalojmë kundërshtarët tanë nga agresioni i mëtejmë dhe, në të njëjtën kohë, t’i bëjmë më të bashkuar aleatët dhe partnerët”, tha Merz.

Gjermania ka qenë një prej mbështetësve më të mëdhenj të Ukrainës pas pushimit rus në shkallë të gjerë, më 2022.

Sipas ministrit gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius, Gjermania ua ka kaluar Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe tani është furnizuesi më i madh i Ukrainës me ndihma ushtarake. / REL

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ekskluzive propozoi ndryshimin e rregullores per zgjedhjen e kreut te spak por nuk iu pranua zbulohet e mail i anetarit te klp 68ca9e85ac86e
Lajmi i mëparshëm

Ekskluzive/ Propozoi ndryshimin e rregullores për zgjedhjen e kreut të SPAK, por nuk iu pranua, zbulohet e-mail i anëtarit të KLP

izraeli nuk terhiqet banoret e gaza city t do te largohen do tu hapim rruge te re 68caa0a6ead5d
Lajmi i radhës

Izraeli nuk tërhiqet: Banorët e Gaza City-t do të largohen, do t’u hapim rrugë të re

Të fundit nga

ShkoLartë