putin miraton dergimin e rezervisteve per te mbrojtur rafinerite nga sulmet ukrainase 690a5775e519c

Putin miraton dërgimin e rezervistëve për të mbrojtur rafineritë nga sulmet ukrainase

November 4, 2025
1 minut lexim

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi të hënën një ligj që autorizon vendosjen e rezervistëve për të mbrojtur rafineritë e naftës dhe infrastrukturën tjetër energjetike në Rusi.

Ky vendim vjen mes sulmeve ukrainase ndaj objekteve të tilla pothuajse çdo javë.

Këto sulme nga dronë ukrainas shpesh dëmtojnë impiantet e naftës dhe gazit dhe tubacionet që transportojnë hidrokarbure, duke çuar në një rritje të çmimeve të karburantit, raportojnë mediat e huaja.

Teksti i nënshkruar nga Putini sot lë të hapur mundësinë e dërgimit të rezervistëve ” sipas tij për të siguruar mbrojtjen e objekteve të nevojshme “, me kërkesë të qeverisë dhe në këmbim të kompensimit financiar.

Rusia kishte mobilizuar rreth 300,000 rezervistë në shtator 2022 për të luftuar në Ukrainë, disa muaj pas fillimit të sulmit të saj ndaj atij vendi dhe në një kohë kur trupat e saj janë në një pozicion të vështirë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

buxheti 2026 rriten pagat e pensionet rekord me 8 9 miliarde euro per here te pare indeksohen pagat ne shtet 690a5703932f5
Lajmi i mëparshëm

Buxheti 2026, rriten pagat e pensionet/ Rekord me 8.9 miliardë euro, për herë të parë indeksohen pagat në shtet

ish nenkryetari qe ndihmoi ne udheheqjen e luftes kunder terrorizmit kush ishte dick cheney figura kyce ne historine moderne te shba se 690a5925b6e2f
Lajmi i radhës

Ish-nënkryetari që ndihmoi në udhëheqjen e luftës kundër terrorizmit/ Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së

Të fundit nga

ShkoLartë