putin ka drite ne fund te tunelit per fundin e luftes ne ukraine 68b884438ddfc

Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë

September 3, 2025
1 minut lexim

I pyetur nga një grup i vogël gazetarësh teksa ndodhej në Pekin, nëse lufta në Ukrainë është afër përfundimit, Presidenti rus Vladimir Putin tha se ka “dritë në fund të tunelit”.



“Unë besoj se, nëse ekziston logjika e shëndoshë, është e mundur të biem dakord për një opsion ose mënyrë të pranueshme për t’i dhënë fund këtij konflikti”, tha mes të tjerash Putin.

“Ne shohim gjithashtu se administrata aktuale e SHBA-së ka vullnetin dhe dëshirën për të gjetur këtë zgjidhje”, shtoi ai.

“Mendoj se ka një dritë në fund të tunelit. Do ta shohim. Përndryshe, do të detyrohemi t’i zgjidhim të gjitha objektivat tona me mjete ushtarake”, vijoi më tej Putin, shkruan A2 CNN.

Në fushën e betejës, Putin thotë se forcat ruse po përparojnë “në të gjitha frontet” në Ukrainë.

Ai thotë se Ukraina “nuk është e aftë” të nisë ofensiva në shkallë të gjerë dhe thotë se tani po përpiqet të mbushë boshllëqet duke rigrupuar forcat e saj.

Ai shton: “Nuk duhet të jemi të qetë tani, ndoshta po përgatiten disa rezerva, disa veprime, ngjarje në shkallë të gjerë, por analiza paraprake nga ekspertët tanë ushtarakë thotë se ushtria e Ukrainës nuk e ka këtë aftësi.”

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bllokohen tonelata domate dhe pjeshke shqiptare ne kroaci kishin pesticide 68b883141a8d3
Lajmi i mëparshëm

Bllokohen tonelata domate dhe pjeshkë shqiptare në Kroaci, kishin pesticide

problemi nder vite me ujera te zeza nxenesit e shkolles ismail qemail bojkotojne mesimin 68b885314fb6a
Lajmi i radhës

Problemi ndër vite me ujëra të zeza, nxënësit e shkollës “Ismail Qemail” bojkotojnë mësimin

Të fundit nga

Kuzhina italiane zyrtarisht pasuri e UNESCO

Sikur ‘carbonara’ të kishte këmbë, sot do të kërcente nga gëzimi. Në orën 10:44, në New Delhi, Komiteti Ndërqeveritar i UNESCO-s dha zyrtarisht miratimin: kuzhina italiane hyn në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale të

AZ Alkmaar zbarkon në Kosovë

Skuadra e njohur holandeze, AZ Alkmaar ka zbarkuar në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Skuadra holandeze do të ballafaqohet me Dritën e Gjilanit në kuadër të xhiros së pestë të Conference League në
ShkoLartë