putin i pergjigjet trump duke goditur 73 qytete dhe fshatra ne ukraine 6889469cabcc1

Putin i përgjigjet Trump duke goditur 73 qytete dhe fshatra në Ukrainë

July 30, 2025
1 minut lexim

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar se të paktën 22 persona kanë humbur jetën, teksa 85 të tjerë janë plagosur nga sulmet ruse që shënjestruan 73 qytete dhe fshatra në Ukrainë, disa orë pas afatit të ri të shpallur prej presidentit amerikan, Donald Trump.



Zelensky i ka përshkruar bombardimet deri në detaje, përfshirë sulmin mbi një spital në qytetin e Kamianske, prej të cilit mbetën të vrarë tri persona, ndër ta një grua shtatzënë, dhe po ashtu “sulmin e qëllimshëm” ndaj ndërtesës së burgut në Zaporizhia, ka raportuar “The Guardian”.

Çdo vrasje e njerëzve tanë nga rusët do të mund të shmangej, nëse do të ishim dakorduar rreth armëpushimit më herët, nëse Rusia s’do ta kundërshtonte.

E gjitha kjo tregon se ndaj Moskës duhet të ushtrohet trysni me sanksione shumë të ashpra, vërtet të dhimbshme, dhe për rrjedhojë të drejta dhe efektive”, ka thënë ai.

Mes tjerash, ai e ka falënderuar Trumpin për komentet e tij, dhe të gjithë liderët botërorë që i kanë bërë presion Rusisë.

Paqja është e mundur, por vetëm kur Rusia ta ndërpresë luftën dhe dhimbjet që po ia shkakton popullit tonë”, ka shtuar Zelensky.

Trump deklaroi të hënën se është shumë i zhgënjyer me presidentin rus, Vladimir Putin.

Ai ka shtuar se do ta shkurtojë afatin 50-ditor të cilin ia ka dhënë Rusisë për ta pranuar marrëveshjen e paqes në Ukrainë.

Do t’i reduktoj 50 ditët që ia dhashë atij, sepse mendoj se e di se çfarë ka për të ndodhur”, ka thënë Trump.

I pyetur nga gazetarët se cili do të jetë afati i ri, presidenti amerikan ka theksuar se është “10 ose 12 ditë, duke nisur nga e hëna”.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

serbia dhe kina i perfundojne stervitjet e perbashketa ushtarake 688940c0748f0
Lajmi i mëparshëm

Serbia dhe Kina i përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake

eshte gjetur trupi i vajzes 16 vjecare e cila u zhduk ne ujerat e vardarit ne gradsko 68894714d2d13
Lajmi i radhës

Është gjetur trupi i vajzës 16-vjeçare e cila u zhduk në ujërat e Vardarit në Gradsko

Të fundit nga

ShkoLartë