putin emiratet e bashkuara arabe jane vend i pershtatshem per takimin me trump 6894adc49514a

Putin: Emiratet e Bashkuara Arabe janë vend i përshtatshëm për takimin me Trump

August 7, 2025
1 minut lexim

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shprehur gatishmërinë për të zhvilluar një takim me presidentin amerikan Donald Trump, në një vend neutral, duke përmendur konkretisht Emiratet e Bashkuara Arabe si një opsion të përshtatshëm.

“Ne kemi shumë miq të gatshëm të ndihmojnë në organizimin e një takimi të tillë. Njëri prej tyre është presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe. Mendoj se do të marrim një vendim së shpejti, dhe kjo mund të jetë një nga vendndodhjet më të përshtatshme”, u shpreh Putin gjatë një deklarate nga Kremlini.

Nga ana tjetër, i pyetur për mundësinë e një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Putin tha se nuk ka asgjë personale kundër tij, por theksoi se aktualisht nuk ekzistojnë kushtet e nevojshme për një dialog të tillë.

“Nuk kam asgjë kundër një takimi të mundshëm me Zelenskyn. Por, që të ndodhë, duhen krijuar kushtet e përshtatshme – dhe për momentin ato nuk ekzistojnë”, tha Putin, duke lënë të kuptohet se tensionet mes Moskës dhe Kievit mbeten një pengesë serioze për dialogun e drejtpërdrejtë.

Më herët të enjten, këshilltari i Kremlinit, Yuri Ushakov, bëri të ditur se Moska dhe Uashingtoni kanë rënë dakord për zhvillimin e një samiti mes liderëve të dy vendeve në ditët në vijim. Sipas tij, përgatitjet kanë nisur tashmë, me javën e ardhshme që shihet si periudha më e mundshme për zhvillimin e takimit, edhe pse afati përfundimtar ende nuk është përcaktuar.

Ndërkohë, i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë, Steven Witkoff, ka propozuar gjithashtu një takim të përbashkët trepalësh mes Putinit, Trumpit dhe Zelenskyt. Megjithatë, Kremlini nuk ka dhënë asnjë koment mbi këtë ide, sipas Ushakov.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qytetaret drejt prishtines per te marre pjese ne protesten e veteraneve 6894ac9c4c7f4
Lajmi i mëparshëm

​Qytetarët drejt Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e veteranëve

vengu per zjarret rreziku ne finiq i shmangur per momentin vatra me e rrezikshme 6894b275a37fa
Lajmi i radhës

Vengu për zjarret: Rreziku në Finiq i shmangur për momentin, vatra më e rrezikshme…

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë