putin e pamundur te besohet se rusia do te sulmoje vendet e nato s 68debfc2e1c9d

Putin: E pamundur të besohet se Rusia do të sulmojë vendet e NATO-s

October 2, 2025
1 minut lexim

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka hedhur poshtë zërat se Rusia mund të sulmojë vendet e NATO-s.



Sipas mediave të huaja, Putin ka thënë se vendet europiane po ‘nxisin histeri’ duke u përpjekur të “rikrijojnë armikun e njohur që e shpikën qindra vjet më parë: Rusinë”.

Komentet Putin i bëri teksa po flet në forumin e Klubit të Diskutimit Valdai në Soçi të Rusisë.

Ndërsa Putin thotë se “elitat sunduese” të Evropës pretendojnë se lufta me Rusinë është afër, ai e quan këtë “marrëzi” që është “e pamundur të besohet”.

Kjo do të binte ndesh me interesat e sigurisë së Rusisë, argumenton Putin.

“Dhe evropianët janë gjithashtu skeptikë, pasi nuk e dinë se çfarë është kaq e keqe me Rusinë dhe pse duhet të shtrëngojnë rripat për t’iu kundërvënë Rusisë”, thotë Presidenti rus më tej.

Kujtojmë se javët e fundit tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit janë përshkallëzuar, me pretendimet e vendeve europiane se avionët apo dronët e Moskës kanë shkelur hapësirën ajrore të tyre.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

batutat e rames me macron the telegraph lideret tallen trumpin 68debe9390541
Lajmi i mëparshëm

Batutat e Ramës me Macron, The Telegraph: Liderët “tallën” Trumpin

abdixhiku dhe haliti prezantojne vizionin per zhvillimin e vitise 68dec0afd6498
Lajmi i radhës

Abdixhiku dhe Haliti prezantojnë vizionin për zhvillimin e Vitisë

Të fundit nga

ShkoLartë