puthi me dore ne kuvend gjate betimit shabani nuk eshte forme ironike apo cinike kisha marre me vete familjaret e mi 694c40f7c6e64

Puthi me dorë në Kuvend gjatë betimit/ Shabani: Nuk është formë ironike apo cinike! Kisha marrë me vete familjarët e mi

December 24, 2025
1 minut lexim

Avokati i Popullit, Endrit Shabani, ka komentuar për herë të parë edhe gjestin e tij gjatë ceremonisë së betimit, konkretisht puthjen me dorë ndaj deputetëve të PD-së. 

Sipas tij, gjesti erdhi si një përpjekje për të zbutur një situatë të tensionuar dhe se puthja është një nga format që ai përdor për të përshëndetur. 

“Ishte një situatë që nuk shkonte, për ta zbutur, tentova të përshëndes ata që ishin aty, puthja është një nga format që unë përshëndes, nuk është formë ironike apo cinike”, tha ai. 

Shabani sqaroi se ceremonia nuk u zhvillua në kushtet e kërkuara prej tij dhe se situata nuk ishte e lehtë. 

“Ishte një ceremoni betimi që nuk ishte ashtu për fajin tim. Kisha kërkuar të kisha të ftuar, kisha marrë familjarët e mi. Shkova për ceremoni betimi, tentova të mos ndikohesha nga ata përreth.” u shpreh Shabani. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

10 gabimet me te keqija me gjumin kafeina alkooli dhe stresi ju pengon te flini 694c2e51f1cd9
Lajmi i mëparshëm

10 gabimet më të këqija me gjumin: Kafeina, Alkooli dhe Stresi ju pengon të flini

veprimi i fundit i vinicius ngre spekulime 694c415577973
Lajmi i radhës

Veprimi i fundit i Vinicius ngre spekulime

Të fundit nga

ShkoLartë