pushuesit kthehen ne plazh pas stuhise fluks ne bregdetin e durresit dhe shengjinit 68b4565aed597

Pushuesit kthehen në plazh pas stuhisë, fluks në bregdetin e Durrësit dhe Shëngjinit

August 31, 2025
1 minut lexim

Pas stuhisë së një dite më parë, pushuesit janë rikthyer në plazhin e Shëngjinit. E diela e fundit e muajit gusht e gjen vijën bregetare të Lezhës të mbushur me vizitorë të shumtë.



Stuhia e së shtunës nuk ka lënë pas asnjë gjurmë në bregdetin e Shëngjinit dhe pushuesit kanë populluar plazhin edhe pse temperaturat janë ulur këtë të diel.

Edhe në Durrës e gjithë vija bregdetare është plot me pushues vendas dhe të huaj.

Parashikimet e meteorologëve se dhe kjo e diel do të kishte reshje dhe era të forta nuk i kanë stepur ata që kanë planifikuar të pushojnë këtë të diel të fundit të muajit gusht.

Meteorologët thonë se temperaturat e larta mbi 35 gradë do të rikthehen në mesin e javës, çka e bën një mot të favorshëm për frekuentimin e plazheve edhe në javët e para të shtatorit.

Tv Klan

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ndalni pandemine e armeve thirrja e papa leon xiv hiqni dore nga logjika e luftes ndiqni paqen 68b45345a253b
Lajmi i mëparshëm

“Ndalni pandeminë e armëve!”/ Thirrja e Papa Leon XIV: Hiqni dorë nga logjika e luftës, ndiqni paqen

dhjetera te vrare ne gaze teksa izraeli shenjestron zedhenesin e hamasit 68b4578311e99
Lajmi i radhës

Dhjetëra të vrarë në Gazë teksa Izraeli shënjestron zëdhënësin e Hamasit

Të fundit nga

ShkoLartë