pushimet ne itali u iu shnderruan ne makth turisti rumun arrestohet gabimisht dhe ben 1 muaj burg kishte emrin e njejte me nje person ne kerkim 68cd5fc5e4539

Pushimet në Itali u iu shndërruan në makth, turisti rumun arrestohet gabimisht dhe bën 1 muaj burg, kishte emrin e njëjtë me një person në kërkim

September 19, 2025
1 minut lexim

Ai u arrestua ditën e parë të pushimeve të tij në Itali nga karabinierët, të cilët e ngatërruan me një kriminel të kërkuar.

Ai kaloi pothuajse një muaj në burg para se të lirohej dhe pushimet e një turisti rumun nuk shkuan tamam siç kishte shpresuar.

“Makthi mbaroi”, tha Ovidiu A., një rumun 30-vjeçar, ndërsa po dilte nga burgu i Pordenones në Italinë veriore, sipas Corriere del Veneto.

“Më në fund ai arriti të puthte gruan dhe vajzat e tij”, të cilat kishin pritur lirimin e tij që nga 24 gushti, dita kur u arrestua, tha për AFP avokati i tij, Stefano De Rosa.

Turisti, me origjinë nga Iași në Rumani, kishte shkuar të kalonte disa ditë pushimesh me familjen e tij në Caorle, pranë Venedikut.

Por ai pati fatkeqësinë të kishte të njëjtin emër me një rumun tjetër që ishte dënuar me dy vjet burg në Itali për vjedhje të rëndë dhe kërkohej nga policia.

Emri, i cili ishte regjistruar në hotel, ngriti alarm dhe turistit iu bë arrestim nga karabinierët pas mëngjesit në hotel, ditën e parë të pushimeve të tij.

Avokati u përpoq të merrte dokumente që vërtetonin se ishte një ngatërresë, pasi gjyqi i parë për vjedhje të rëndë daton që nga viti 2014 dhe dënimi përfundimtar nga viti 2020, shpjegoi ai për AFP.

“Sistemet kompjuterike të policisë, karabinierëve, gjykatës dhe burgut nuk janë të lidhura dhe më është dashur t’u kërkoj të gjithëve të më dërgojnë dokumentet”, shpjegoi ai.

Sipas Corriere del Veneto, turisti dhe familja e tij pritet të qëndrojnë në Itali për disa ditë për të vazhduar pushimet e tyre para se të kthehen në Rumani.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump tregon se si do te gjunjezohej putini 68cd5e178e8df
Lajmi i mëparshëm

Trump tregon se si do të ‘gjunjëzohej’ Putini

votohet shkarkimi i tij veliaj kerkon te jete i pranishem ne mbledhjen e keshillit 68cd62d5bc248
Lajmi i radhës

Votohet shkarkimi i tij, Veliaj kërkon të jetë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit

Të fundit nga

ShkoLartë