pushime me vjehrren ja se si tia kaloni sa me mire 6874d976190af

Pushime me vjehrrën? Ja se si t’ia kaloni sa më mirë…

July 14, 2025
1 minut lexim

Keni menduar që këtë verë pushimet do i kaloni me prindërit e bashkëshortit? Menjëherë nisët të analizoni se si do t’ia kaloni, sidomos me vjehrrën?

Atëherë jeni në vendin e duhur. “Make my trip” ka disa këshilla të vyera për marrëdhënien nuse-vjehrrë, sidomos gjatë pushimeve.

Përgatisni një plan

Pasi keni rënë dakord për destinacionin, atëherë përfshini në listë disa nga aktivitetet e saj të preferuara.  Gjithashtu ju mund të programoni sesi do i kaloni ditët dhe gjithmonë të diskutoni një ditë para se çfarë do të bëni të nesërmen. Një plan i tillë ju ndihmon të keni ditën e organizuar dhe më të qetë.

Mos lejoni t’ju përfshijë negativiteti

Përpiquni që nëse diçka nuk ju pëlqen, ta injoroni dhe të mendoni se do të merreni me të pasi të keni mbaruar pushimet. Të menduarit pozitivisht do jua bëj udhëtimin më të bukur dhe pa dhimbje.

Përfshiheni vjehrrën sa më shumë gjatë pushimeve

Nëse ajo pëlqen ushqimin, zgjidhni restorantin për drekë ose darkë. Nëse ajo preferon të pushojë, zgjidhni ambiente të përshtatshme pushimi. Ndërkohë ju vazhdoni me planet tuaja. Nëse vjehrra është e lumtur edhe ju jeni të lumtur.

Së fundmi, ju duhet të besoni

Ndoshta mund të mendoni se këshillat e më sipërme janë vështirë të realizohen. Me siguri do të mendoni se ne nuk e njohim sa e keqe është vjehrra juaj, por ju këshillojmë të ruani qetësinë në çdo rast. Mendoni se fjalët e thëna apo veprimet e saj nuk kanë qëllim negativ, pasi edhe vetë prindërit na mërzisin.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ne maj jane dhene 469 leje per ndertim prej te cileve 255 per ndertime te larta jane planifikuar 1 037 banesa 6874d7d1960d6
Lajmi i mëparshëm

Në maj janë dhënë 469 leje për ndërtim prej të cilëve 255 për ndërtime të larta, janë planifikuar 1.037 banesa

fundjaven e kaluar 1711 shkelje te trafikut ne te gjithe vendin 828 per tejkalim shpejtesie 6874ddadcfbdf
Lajmi i radhës

Fundjavën e kaluar 1711 shkelje të trafikut në të gjithë vendin, 828 për tejkalim shpejtësie

Të fundit nga

ShkoLartë