punimet ne kanalin iber lepenc kru prishtina njofton se disa zona jane pa furnizim me uje 692b1ba1e86fb

Punimet në kanalin Ibër-Lepenc, KRU Prishtina njofton se disa zona janë pa furnizim me ujë

November 29, 2025
1 minut lexim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”,  ka njoftuar se disa zona janë pa furnizim të ujit, për shkak të për shkak të nivelit shumë të lartë të turbullirave në kanalin Ibër Lepenc, si shkak i punimeve në kanal.

Zonat të cilat s’kanë furnizim, janë Fushë Kosova, Obiliqi, Drenasi, një pjesë e lagjes Kalabria në Prishtinë, dhe pikat e larta në lagjen Arbëria.

Njoftimi:

Të nderuar konsumatorë!

Ju informojmë se ITU Shkabaj është tashmë jashtë funksionit nga ora 05:00 të mëngjesit ,për shkak të nivelit shumë të lartë të turbullirave në kanalin Ibër Lepenc, si shkak i punimeve në kanal.

Si pasojë, pa furnizim me ujë janë këto zona:

Fushë Kosova

Drenasi

Obiliqi

Një pjesë e lagjes Kalabria/ Prishtinë

 Pikat e larta në lagjen Arbëria.

Gjithashtu, ndikime dhe reduktime të furnizimit priten edhe në disa zona të kryeqytetit.

Ekipet tona janë në terren dhe po monitorojnë situatën vazhdimisht. Furnizimi do të rikthehet menjëherë sapo të stabilizohen parametrat në kanalin furnizues.

Ju kërkojmë ndjesë qytetarëve për shqetësimet e shkaktuara, PA FAJIN TONË, ngase kanali nuk menaxhohet nga KRU” Prishtina”.

Ndërsa, me ITU Albanik dhe Badoc jemi duke trajtuar ujë me kapacitet maksimal.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump shton presionin dhe nuk terhiqet hapesira ajrore e venezueles duhet te konsiderohet e mbyllur 692b1669236dc
Lajmi i mëparshëm

Trump shton presionin dhe nuk tërhiqet: Hapësira ajrore e Venezuelës duhet të konsiderohet e mbyllur

shkurta nuk ndihet mire benita i qendron prane duke u munduar ta ndihmoje 692b1cbbb2dab
Lajmi i radhës

Shkurta nuk ndihet mirë, Benita i qëndron pranë duke u munduar ta ndihmojë

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë