punimet ne autostraden kercove oher banoret ankohen nuk kemi hyrje per ne fshat 6869a31f3539a

Punimet në autostradën Kërçovë–Ohër, banorët ankohen: Nuk kemi hyrje për në fshat

July 6, 2025
1 minut lexim

Punimet e stërzgjatura në autostradën Kërçovë–Ohër po shkaktojnë revoltë tek banorët e fshatrave përreth. Banorët që jetojnë pranë segmentit ku po zhvillohen punimet ankohen se hyrjet drejt shtëpive të tyre janë të bllokuara, ndërsa askush nuk u ka dhënë sqarime se a do të kenë qasje për në shtëpitë e tyre.

Në Podmolje, banorët thonë se tashmë janë të detyruar të bëjnë një rreth të tërë nëpër fshat për të dalë në rrugën kryesore.

 “Kaloi një grua këtu dhe nuk dinte se nga të shkojë.I thash shko deri te Ambasadori dhe doli tek stacioni autobusëve të shkoj dhe kjo është, nëse bëhet kështu mirë është”

 “Urime për dinamikën e ndërtimit, por a jeni të vetëdijshëm se me ndërtimin e autostradës ka shtëpi që ndodhen pranë saj dhe do të mbeten të bllokuara? Për to nuk është parashikuar as dalje në rrugë lokale në projektin për rrugët lokale. Kështu që ato do të mbeten të bllokuara dhe jofunksionale”

Nga Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore informojnë se përveç ritmit të përshpejtuar të ndërtimit të segmentit të autostradës, aktualisht po punohet edhe në ndërtimin e rrugëve të qasjes drejt fshatrave përreth autostradës.

“Me një ritëm të shpejtë po përparon ndërtimi i rrugëve lidhëse nga: Vërbjani deri në Slivovë, Slivovë-Arbinovë, Arbinovë-Izdeglavje, Izdeglavje-Pesocan, Pesocan-NovoSello, NovoSello-Botun, si dhe ndërtimi i rrugëve të qasjes”, thonë nga NP “Rrugët shtetërore”.

Ndryshe, një pjesë e autostradës Kërçovë-Ohër nga fshati Vërbjan e deri në Ohër që duhej të lëshohej në përdorim muajin e kaluar, pritet që të lëshohet më 15 korrik.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

komandanti ukrainas paralajmeron ofensive te re ruse duhet te jemi te pergatitur 68699ccae99bc
Lajmi i mëparshëm

Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

zihet ashurja ne teqene halveti ne prizren terheq vemendje te madhe 6869a39711ba5
Lajmi i radhës

Zihet ashurja në teqenë ‘Halveti’ në Prizren, tërheq vëmendje të madhe

Të fundit nga

ShkoLartë