punetoret e sigurimit fizik ne komune e prishtines pa paga qe 21 dite 68f7cd2e9d73b

Punëtorët e sigurimit fizik në Komunë e Prishtinës pa paga qe 21 ditë

October 21, 2025
min lexim

Në këtë kohë do të duhej të ishin në vendet e tyre të punës.

Por e marta këta punëtorë të sigurimit fizik të kompanisë “ Skyftert Live”  i gjeti duke protestuar para Komunës së Prishtinës, si pasojë e mos ekzekutimit të pagave.

Pagën e kërkuan edhe nga vetë, menaxheri i kompanisë.

“Të enjten ke qenë në pikë të unë, për me ardh me na vizituar ti ke qenë na ke vizituar për vizitë me ardh me an pa si figura na njihni, por ne kemi nevojë për paga mos i vononi. Je ardhë ti personalisht ke thënë që të enjten ose të premten dalin  pagat në javën që ka shku”, është shprehur njëri nga puntorët.

Probleme të tilla me paga sipas punëtorit Nuhi Sejdiu, kanë pasur edhe muajt e kaluar.

“Qe dy muaj po na i vonojnë kështu rrogat, plus na i shkelin të drejtat tona orët shtesë, orët e natës, orët e festave shtetërore, asgjë nuk paguajnë vetëm rrogën minimale, por këtu mjerim është te na. Aq shumë duhet me protestë për pagë sa që me trazuar edhe Komunën”, ka thënë punëtori tjetër.

Madje përveç problemit me paga, ata thonë se nuk kanë as kontratë të punës.

“Paret le ti vendos sot e kontrata le t’i sjellë, herën e parë ka thane që Qeveria i ka ndalë paret, tash përmbaruesit pse po rreni, i keni rrenat e kullueshme, na robiasha nuk jemi paret le ti vendos sot se përndryshe çdo ditë kemi me qenë këtu”, folur edhe tjetri puntorë.

Menaxheri pati pastaj një kërkesa nga punëtorët.

Teksa i njëjti në emër të kompanisë premtoi ekzekutim të pagës deri në ditën e premte.

“Deri të premten unë ju garantojë që pagat ju dalin, kthehuni në vende të punës. Unë, po jap garancion se unë ka me u përballë përsëri me juve”, ka theksuat menaxheri i firmës.

Pas këtij diskutimi, punëtorët bashkë me menaxherin e kompanisë arritën një lloj marrëveshje, dhe iu kthyen punës.

Kurse nga Komuna e Prishtinës në një përgjigje me shkrim thanë për tëvë1 se fajtor për këtë çështje është Ministria e Financave.

“Të gjitha faturat në pritje do të paguhen në momentin që lirohen mjetet nga Ministria e Financave”, thuhet në njoftimi nga Drejtoria e Financave në Prishtinë.

Përveç këtyre punëtorëve, pa paga kanë mbetur edhe punëtorët teknikë të sektorit privat që operojnë në disa shkolla në kryeqytet.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

do e arrestojme netanyahun izraeli kritikon kryeministrin e kanadase 68f7cc422f877
Lajmi i mëparshëm

“Do e arrestojmë Netanyahun”, Izraeli kritikon kryeministrin e Kanadasë

ana pozon me te dashurin e ri kevini
Lajmi i radhës

Ana pozon ‘me të dashurin e ri’, Kevini xheloz

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë