punetoret e kru hidrodrini ne greve paralajmeruese 69429e5091b46

Punëtorët e KRU “Hidrodrini” në grevë paralajmëruese

December 17, 2025
1 minut lexim

Punëtorët e KRU “Hidrodrini” kanë nisur grevë paralajmëruese më 17 dhjetor 2025, duke kërkuar adresimin e kërkesave të tyre, përfshirë rritjen e pagave. Greva është organizuar nga Shoqata Sindikale e Punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje dhe po zhvillohet në përputhje me të gjitha procedurat dhe kriteret ligjore, njofton kjo kompani.

Në grevë kanë marrë pjesë mbi 100 punëtorë, të cilët kanë shprehur publikisht kërkesat e Sindikatës, ndërsa është theksuar se procesi i negociatave me menaxhmentin ka nisur që më 23 tetor 2025. Sipas Sindikatës, rrugët e dialogut dhe negociatave mbesin të hapura me të gjitha institucionet përgjegjëse.

Shoqata Sindikale ka bërë të ditur se greva është përkrahur me nënshkrim nga shumica e punëtorëve, duke tejkaluar pragun ligjor të kërkuar, çka, sipas tyre, dëshmon ligjshmërinë e plotë të kësaj greve.

Për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të aktivitetit sindikal, në vend kanë qenë të pranishëm edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Greva paralajmëruese do të vazhdojë edhe më 18 dhjetor dhe në ditët në vijim, çdo ditë nga ora 09:00 deri në 10:00, në njësitë operative në Istog, Klinë, Deçan dhe Junik, si dhe para Zyrës Qendrore të KRU “HIDRODRINI”, deri në një vendim tjetër të Këshillit të Grevës ose adresimin e kërkesave të punëtorëve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zbulova miqte e diteve te veshtira veliaj mesazh nga burgu per ditelindjen e tij 69429c328e964
Lajmi i mëparshëm

“Zbulova miqtë e ditëve të vështira”, Veliaj mesazh nga burgu për ditëlindjen e tij

sezoni i bricjapit po vjen si do te ndikoje dielli kete periudhe tek ju 69429f71c1574
Lajmi i radhës

Sezoni i bricjapit po vjen; Si do të ndikojë Dielli këtë periudhë tek ju

Të fundit nga

Çfarë i ndodhi Jaguarit?

Jaguar është një markë ikonike e njohur për makinat e saj të bukura sportive dhe limuzinat elegante, por të përmbajtur. E-Type u bë një ikonë, ndërsa F-Type u dallua si një nga
ShkoLartë