punetoret e ketyre sektoreve po paguhen me se shumti ne maqedonine e veriut 6a4012e0b6ae8

Punëtorët e këtyre sektorëve po paguhen më së shumti në Maqedoninë e Veriut

June 27, 2026
1 minut lexim
denari plata

Në Maqedoninë e Veriut rroga mesatare mujore është 48 779 denarë, apo rreth 790 euro. Kjo rrogë nuk është për të gjithë sektorët në të njëjtën kohë, pasi në disa sektorë rroga mesatare arrin rreth 1 500 euro, transmeton Portalb.mk.

Sektori që paguhet më së shumti është informimi dhe komunikimi (87 272 denarë), veprimtaritë financiare dhe të sigurimit (77 716 denarë) dhe minierat dhe guroret (57 864 denarë).

Ndërkohë, sektorët që paguhen më së paku janë akomodimi dhe shërbimi ushqimor (34 846 denarë), sektori bujqësia, pylltaria dhe peshkimi (37 387 denarë) dhe sektori për shërbime administrative dhe mbështetëse (39 689 denarë).

Në prill të këtij viti u regjistrua rritje e rrogës mesatare mujore në Maqedoninë e Veriut për 7.3 përqind, krahasuar me rrogën prillin e vitit të kaluar.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

bislimi 9 nga 10 barna te reja pa pagese shtese per te siguruarit 6a4011632f27b
Lajmi i mëparshëm

Bislimi: 9 nga 10 barna të reja pa pagesë shtesë për të siguruarit

ukraina godet fabriken e armatimit ne rusi moska leshon bresheri dronesh 6a4024ae50be8
Lajmi i radhës

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh

Të fundit nga

ShkoLartë