punesimi i kunatave hyseni jane permendur vetem tonat por sjane te vetmet 68927a205a7fa

‘Punësimi i kunatave’ – Hyseni: Janë përmendur vetëm tonat, por s’janë të vetmet

August 5, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka konfirmuar punësimin e kunatës së tij dhe asaj të drejtorit të Arsimit, Shpend Nuhiu, në konkursin për mësimdhënës të mbajtur më 3 korrik 2024.

Hyseni tha se punësimet janë bërë në mënyrë të rregullt dhe përmes konkursit publik, dhe se të njëjtën rrugë e kanë ndjekur edhe familjarë të përfaqësuesve të partive opozitare.

“Në të njëjtin konkurs është punësuar edhe një asambleiste e LDK-së. Pra, jo vetëm kunata ime apo ajo e drejtorit”, u shpreh Hyseni.

Ai foli edhe për çështjen e nepotizmit dhe pretendimet për favorizime politike, duke akuzuar asambleistë të LDK-së për përfitime të mëdha nga tenderët komunalë.

“Shumicën e tenderëve në komunë i ka marrë një asambleiste e LDK-së. Një tjetër asambleist ka marrë mbi 3 milionë euro në tenderë me punë në Komunën e Gjilanit. Vajza e një tjetër asambleisteje të LDK-së është punësuar në të njëjtin konkurs për të cilin po flisni”, deklaroi Hyseni.

Ai shtoi se, sipas tij, nuk ka pasur asnjë diskriminim apo përzgjedhje të padrejtë në këtë proces, dhe se edhe familjarët e opozitës kanë përfituar në mënyrë të barabartë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

chelsea nis sezonin e ri pas triumfit ne kupen e botes per klube 68927a1d2a41f
Lajmi i mëparshëm

Chelsea nis sezonin e ri pas triumfit në Kupën e Botës për Klube

vecori e re ne whatsapp dergoni mesazhe edhe te ata qe nuk e kane aplikacionin 68927ad1a9a53
Lajmi i radhës

Veçori e re në WhatsApp: Dërgoni mesazhe edhe te ata që nuk e kanë aplikacionin

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë