pune ka nuk duan te punojne rama takon te rinjte perfitues te programit te punesimit 693c52d7e1da1

”Punë ka, nuk duan të punojnë”/ Rama takon të rinjtë, përfitues të programit të punësimit

December 12, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama takoi këtë të premte të rinj përfitues nga programet e punësimit, teksa tha se Shqipëria renditet e para në rajon për këtë shërbim.

Më tej ai theksoi se punë ka, por nuk duan të punojnë, teksa shtoi se çdo muaj ka rreth 5500 vende pune.

Punë ka, por nuk duan të punojnë.

Kryeministri Edi Rama u ndal këtë të premte në një takim me të rinjtë, përfitues të Programeve të Nxitjes së Punësimit ku u diskutua mbi përfitimet nga programet e qeverisë mbi punësimin.

Numri një i qeverisë theksoi se vendi ynë mban vendin e parë në rajon për shërbimin e punësimit.

”Shqipëria sipas OECD, që është një burim shumë serioz të dhënash dhe vëzhgimesh mbi vendet, është vendi që zë vendin e parë në rajon për shërbimet e punësimit dhe kjo është diçka shumë pozitive sepse flet qartë, që puna që kemi bërë në gjithë këto vite për të ndërtuar një skemë shërbimesh punësimi, na ka dhënë një rezultat inkurajues”.

Lidhur me këtë Rama publikoi edhe shifra.

”Vetëm në 5 vitet e fundit, 42 mijë të reja dhe të rinj, janë punësuar përmes zyrave tona të punës dhe përmes këtyre shërbimeve. Është një numër jo i vogël dhe në këtë shifër, 7500 janë individë që kanë përfituar pikërisht nga programet dhe sot janë në punë”.

Kryeministri i qëndroi shprehjes së tij se punë ka por nuk ka profesionistë.

”Ata që thonë s’ka punë, janë ata që nuk duan punë, pikë, sepse vetëm në portal janë 5500 vende pune mesatarisht çdo muaj të të gjitha kategorive, çdo gjë”.

Sipas kreut të qeverisë, suksesi vjen për shkak të rëndësisë që i është dhënë rinisë me programet në mbështetje të tyre.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

komisioni i venecias vlereson pozitivisht ligjin per perfaqesim te drejte dhe adekuat 693c50d3f1a11
Lajmi i mëparshëm

Komisioni i Venecias vlerëson pozitivisht Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat

alarm tek interi denzel dumfries rrezikon operacionin 693c533492f14
Lajmi i radhës

Alarm tek Interi, Denzel Dumfries rrezikon operacionin

Të fundit nga

ShkoLartë