pune dhe perkushtim ne cair mexhiti sjell pamje nga ndertimi i fushes ndihmese te fc shkupit 68d2a09018433

Punë dhe përkushtim në Çair, Mexhiti sjell pamje nga ndërtimi i fushës ndihmëse të FC Shkupit

September 23, 2025
1 minut lexim

Shkup, 23 shtator – Në Çair po vijojnë punimet për ndërtimin e fushës ndihmëse në kuadër të kompleksit sportiv të FC Shkupit.

Kandidati për kryetar i Komunës së Çairit nga VLEN, Izet Mexhiti, ka ndarë pamje nga terreni, me mesazhin e tij: “Mirëmëngjes! Punë dhe përkushtim!”.

Fusha do të ketë sipërfaqe prej 4644 m², me përmasa 80 x 50 metra dhe po ndërtohet sipas standardeve të FIFA-s. Ajo do të pajiset me bar artificial modern, sistem drenazhi atmosferik dhe ndriçim të plotë, duke garantuar kushte optimale për stërvitjet dhe garat sportive.

Ky investim është dëshmi e vizionit për të sjellë zhvillim të vazhdueshëm në Çair, sidomos në fushën e sportit dhe rinisë.

“Çdo ditë punohet për ta bërë Çairin një vend më të mirë për të rinjtë tanë,” ka theksuar Mexhiti në të gjitha paraqitjet e tij publike para qytetarëve gjatë prezantimit të vizionit dhe programit të tij për udhëheqjen e Çairit në një mandat të ri katërvjeçar.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pakenaqesi brenda aki tetove shkak lista e keshilltareve 68d299ecd46cf
Lajmi i mëparshëm

Pakënaqësi brenda AKI-Tetovë, shkak lista e këshilltarëve

vanhorn takon peleshin 68d2a29d4689b
Lajmi i radhës

VanHorn takon Peleshin

Të fundit nga

Nis ndërtimi i aeroportit më të madh në Afrikë

Kompania ajrore ETHIOPIAN Airlines nisi zyrtarisht një projekt ndërtimi prej 12.5 miliardë dollarësh, për të cilin zyrtarët thonë se do të ndërtojë aeroportin më të madh të Afrikës kur të përfundojë në
ShkoLartë