publikoni dosjen epstein trump nderron mendje nuk kam gje per te fshehur 691b6085e936d

“Publikoni dosjen Epstein”, Trump ndërron mendje: Nuk kam gjë për të fshehur

November 17, 2025
1 minut lexim

Deri tani e kishte bllokuar publikimin e dosjeve Epstein, por Donald Trump, duket ka ndërruar mendje.

Presidenti amerikan tani foli në favor të publikimit të të dhënave mbi abuzuesin e minoreneve, Jeffrey Epstein. Shefi i Shtëpisë së Bardhë insistoi se nuk ka asgjë për të fshehur dhe i bëri thirrje kolegëve republikanë të votojnë për publikimin e tyre.

“Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve duhet të votojnë për të publikuar dosjet e Epstein, sepse nuk kemi asgjë për të fshehur, dhe është koha të largohemi nga ky mashtrim demokrat i kryer ..me qëllim që të shmangim vëmendjen nga Suksesi i Madh i Partisë Republikane… Departamenti i Drejtësisë tashmë i ka dorëzuar publikut dhjetëra mijëra faqe mbi “Epstein”, po shqyrton operativë të ndryshëm demokratë (Bill Clinton, Reid Hoffman, Larry Summers, etj.) dhe marrëdhënien e tyre me Epstein, dhe Komiteti Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve mund të ketë çfarëdo që u takon ligjërisht, NUK MË INTERESON!”, deklaroi Trump.

Demokratët në opozitë, por edhe disa nga republikanët e Trumpit, e kishin kërkuar për muaj të tërë hapjen e dosjes. Multimilioneri amerikan me shumë influencë, Jeffrey Epstein, abuzonte me vajza të mitura për vite me radhë dhe i trafikonte ato tek persona të famshëm. Pas arrestimit dhe dënimit të tij, financieri i Nju Jorkut vdiq në qelinë e tij të burgut në vitin 2019 në moshën 66 vjeçare. Raporti i autopsisë renditi vetëvrasjen si shkak të vdekjes.

Vdekja e papritur e Epstein dhe lidhjet e tij të gjera me qarqe të larta amerikane sollën spekulime rreth përfshirjes së mundshme të qarqeve me ndikim. Përpara arrestimit të tij, persona të famshëm dhe miliarderë ishin vizitorë të shpeshtë në shtëpinë e tij – madje edhe Trump kalonte kohë me Epstein, siç demonstrojnë disa video festash. Ekzistojnë dosje të shumta për rastin Epstein, nga të cilat deri më tani janë bërë publike vetëm disa fragmente.

 


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

video moti i keq perfshin shkodren bllokohen 5 automjete ne aksin rrugor breg lumi theth 691b5e64171f5
Lajmi i mëparshëm

VIDEO/ Moti i keq përfshin Shkodrën, bllokohen 5 automjete në aksin rrugor Breg Lumi-Theth

burri qe sulmoi ariana granden ne premieren e filmit u denua me nente dite burg 691b66d237c26
Lajmi i radhës

Burri që sulmoi Ariana Granden në premierën e filmit u dënua me nëntë ditë burg

Të fundit nga

ShkoLartë