publikoi videot e nipit te saj me fjalor banal ne tiktok flet natasha rombula njerez jemi te gjithe bejme gabime dhe 68de63f6091ce

Publikoi videot e nipit të saj me fjalor banal në TikTok, flet Natasha Rombula: Njerëz jemi, të gjithë bëjmë gabime dhe..

October 2, 2025
1 minut lexim

Natasha Rumbola, foli sot në emisionin “Me Zemër të Hapur”, me moderatore Evis Ahmetin, lidhur me arrestimin e saj, pasi kjo e fundit dhe djali i saj Armando Kumaraku publikuan në TikTok video me fjalor banal ku shfaqej nipi 10-vjeçar, djali i Armandos, i cili është ende në burg.

Një vit pas ngjarjes Natasha e TikTokut duket e penduar nga veprimet e saj.

“Ka drejtësi , dhe duroni si kam duruar edhe unë. Për mua jeni një familje e madhe ju të paraburgimit, si burrat dhe gratë. Durim, Natasha ju do shumë, kush ka bërë gabime njerëz jemi të gjithë bëjmë gabime kërkojmë falje, drejtësia vendos në vend të drejtat tona”, tha ajo në emision.

Kujtojmë se Natasha, së bashku me djalin e saj, ranë në prangat e policisë për shkak të përdorimit të gjuhës fyese në rrjetin social TikTok. Ata shfrytëzonin djalin e mitur të Armandos, 10 vjeç, për përfitime në TikTok, duke e mësuar të shante dhe të fyente me fjalë të rënda, me qëllim që të rrisnin shikueshmërinë e videove të tyre.

Djali i mitur jetonte me të ëmën e divorcuar në Kuçovë, ndërkohë që Armando Kumaraku dhe Natasha Rombula banonin në qytetin e Sarandës.

Nënë e bir ishin bërë të njohur në rrjetin social TikTok, ku shpërndanin video me një fjalor denigrues. Ishte e ëma e 10-vjeçarit ajo që kallëzoi në polici ish-bashkëshortin dhe ish-vjehrrën, për përdorimin e të miturit në video me fjalë banale në rrjetet sociale.

Sipas organit të akuzës i mituri ka qenë vazhdimisht i kërcënuar dhe është ndjerë nën presion nga babai dhe gjyshja, si dhe është ekspozuar në rrjetet sociale në mënyrë abuzive, me gjuhë dhune dhe fjalor denigrues, i cili nuk është i përshtatshëm për moshën e tij.

Gjithashtu, prokuroria ka thënë se hetimi zbuloi se i mituri është ekspozuar edhe ndaj lëndëve narkotike, gjë që është e papranueshme për moshën e fëmijës. Ai është nxitur nga gjyshja dhe babai për t’u bërë pjesë e rrjeteve sociale (TikTok) në video pa dëshirën e tij, çka ka ndikuar në gjendjen e rënduar emocionale të fëmijës së mitur.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bujar osmani formon ndermarrje publike komunale per higjiene cair i paster me 120 punetore dhe mekanizim te plote 68de62938b8c4
Lajmi i mëparshëm

Bujar Osmani formon ndërmarrje publike komunale për higjienë “Çair i Pastër” me 120 punëtorë dhe mekanizim të plotë

maqedonia e veriut me pese shqiptare 68de6453c4db0
Lajmi i radhës

Maqedonia e Veriut me pesë shqiptarë

Të fundit nga

ShkoLartë