publikohet projektbuxheti 2026 ku do te shkojne taksat 690a5c33a2ddf

Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat

November 4, 2025
1 minut lexim

Gati 887 miliardë lekë apo rreth 9 miliardë euro. Kaq do të jetë buxheti për vitin e ardhëm. Ai është gati 64 miliardë lekë apo 6.7 për qind se sa buxheti i këtij viti.



Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është institucioni që do të marrë më shumë para, mbi 82.5 miliardë lekë, ndjekur nga Infrastruktura dhe Energjia dhe Arsimi Rinisa dhe Sporti me respektivisht 77.2 dhe 64.8 miliardë lekë. Mbi 41 miliardë lekë do të shkojnë për Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, ndjekur nga ajo e Brendshme dhe Mbrojtja. Lehtë është rritur edhe buxheti për bujqësinë që përllogaritet në 16.2 miliardë lekë, ndjekur nga Ministria e Drejtësisë që do të marrë rreth 5.0 milionë lekë më shumë se gjatë 2025-s. Vetë “Financat” do të kenë në dispozicion vetëm 2.5 miliardë lekë.

Ndërkohë buxheti për 61 bashkitë në vend planifikohet në gati 907.7 miliardë lekë nga 90 miliardë lekë gjatës 2025-s. Qeveria do u japë pak më shumë se 46 miliardë lekë njësive të pushtetit vendor, ndërsa pjesën tjetër duhet ta sigurojnë vetë.

Në raport edhe me numrin e popullsisë, Tirana është bashkia që do të marrë më shumë para, mbi 6.5 miliardë lekë, ndjekur nga Durrësi me 2.5 miliardë, Elbasani 1.8 dhe Shkodra 1.7 miliardë lekë. Mbi 1.8 miliardë lekë do t’i jepen Fierit, ndërsa Bashkia Vlorë do të marrë mbi 1.6 miliardë lekë. Një copë të madhe nga torta e buxhet do të marrë edhe Bashkia Kamëz, mbi 1.5 miliardë lekë, ndjekur nga Korça dhe Lushnja.

Pusteci është ndërkohë bashkia që do të marrë më pak para nga buxheti i vitit të ardhshëm, vetëm 124 milionë lekë, ndjekur nga Libohova, Konispoli, Këlcyra dhe Dropulli. Pak para do të marrin edhe bashkitë Poliçan, Memaliaj, Fushë-Arrëz apo Finiq.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ish nenkryetari qe ndihmoi ne udheheqjen e luftes kunder terrorizmit kush ishte dick cheney figura kyce ne historine moderne te shba se 690a5925b6e2f
Lajmi i mëparshëm

Ish-nënkryetari që ndihmoi në udhëheqjen e luftës kundër terrorizmit/ Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së

abdixhiku i shkon muhaxherit ne konak me perforcim 690a5e509717c
Lajmi i radhës

Abdixhiku i shkon Muhaxherit në konak me “përforcim”

Të fundit nga

ShkoLartë