publikohen pamjet e atentatit te rinasit autoret qellojne me tre nivele 6914c6e2daf63

Publikohen pamjet e atentatit të Rinasit, autorët qëllojnë me ‘tre nivele’

November 12, 2025
1 minut lexim

Janë publikuar pamjet e atentatit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani.

Në videon e kapur nga kamerat e sigurisë, shihet momenti mjeti ‘Benz’ i ndaluar pranë rreth rrotullimit të aeroportit të Rinasit. Një person afrohet te xhami i pasagjerit dhe qëllon me armë, dhe sapo largohet, breshëri plumbash zbrazet mbi makinën e bardhë, nga një distancë jo shumë e largët.

Pamjet tregojnë se ndaj automjetit është qëlluar në tre momente të ndryshme.

Autorët, të maskuar dhe të veshur me uniforma që ngjanin me ato të policisë, kanë qëlluar në drejtim të mjetit, duke e ndaluar atë në vend. Më pas, një prej autorëve ka zbritur nga makina, ka rimbushur armën dhe ka qëlluar sërish në drejtim të objektivit të tyre, Gilmando Danit, i ulur në sediljen e pasagjerit.

Pas këtij momenti, duket se ndaj makinës së viktimave është qëlluar serish, në distancë për herë të tretë.

Pamjet tregojnë se atentatorët janë larguar në drejtim të Fushë-Krujës, ndërsa kalimtarë të rastit janë afruar për të ndihmuar personat brenda mjetit.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

konfiskohen 120 telefona ora e kufje kjo eshte vlera financiare 6914c64269604
Lajmi i mëparshëm

Konfiskohen 120 telefona, ora e kufje – kjo është vlera financiare

tragjedia ajrore erdogan 19 trupa jane nxjerre nga vendi i rrezimit te avionit ushtarak turk 6914c756da027
Lajmi i radhës

Tragjedia ajrore, Erdogan: 19 trupa janë nxjerrë nga vendi i rrëzimit të avionit ushtarak turk

Të fundit nga

Albin Kurti njofton suksesin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se vendi ynë po vazhdon të regjistrojë suksese në indekset ndërkombëtare, kësaj radhe në luftën ndaj krimit të organizuar. Kurti ka shkruar në Facebook se
ShkoLartë