publicisti shqiptar reagon per humbjen e viktor orban edi rama nuk mund te krahasohet me te 69dcb7b7a706a

Publicisti shqiptar reagon për humbjen e Viktor Orban: Edi Rama nuk mund të krahasohet me të

April 13, 2026
1 minut lexim

Publicisti shqiptar, Milaim Nela përmes një postimi në Facebook ka shkruar në lidhje me humbjen e Viktor Orban, duke theksuar se ai nuk mund të krahasohet me Edi Rama.

Ai argumenton se Hungaria dhe Shqipëria kanë realitete të ndryshme politike, historike dhe shoqërore, prandaj krahasime të tilla janë të gabuara, përcjell “Bota sot”.

 Sipas tij, Orban është votuar për disa mandate për shkak të reformave dhe mbështetjes së qytetarëve, jo përmes manipulimit.

Nela shton se shoqëria hungareze di të reagojë dhe ta ndëshkojë një lider kur e sheh si rrezik për vendin.

Në fund, ai thekson se Shqipëria ende përballet me vështirësi në shtetndërtim, ndryshe nga Hungaria.

Postimi i plotë

Orban nuk është Edi Rama!

Opozita Hungareze nuk është opozita shqiptare!

Shoqëria dhe zgjedhësi Hungarez nuk janë shoqëria dhe zgjedhësi shqiptar!

****

Prandaj mos krahasoni të pakrahasueshmen!

Hungaria nuk është shtet hajgare por shtet me trashëgimi PERANDORAKE!

Orbanin nuk e kam pëlqyer qe kur u bë aleat i Putinit dhe Vuçiqit dhe sidomos kur u pozicionua hapur kundër Kosovës e pro Serbisë por ta krahasosh me Ramën është fyerje!

Mos harroni se ai u votua masivisht per 4 mandate jo se manipuloi zgjedhjet por se beri reforma për të cilat kishte nevojë shoqeria Hungareze.

Shkuli Sorosin dhe e shporri nga vendi.

Beri reforma ekonomike dhe veçanërisht reforma pro familjes e prandaj e deshën hungarezët. Kur populizmi i tij arriti aty ku arriti e filloi të bëhet rrezik ata e votuan kundër! E votuan kundër sepse hungarezet nuk deshën të bëhen pjese e Federatês Ruse drejt së cilës po shkonte Orban!

Mos harroni se Orban nuk u rrëzua nga e majta por nga një një parti po e djathtë që e pa atë si rrezik për vendin!

Por, kjo është Hungaria!

Shqipëria nga ana tjetër, në 114 vjet ekzistencë është përpëlitje për shtetndërtim e vetëm në vitet 1924-1939 ka patur shtet serioz!

Pjesa tjetër e dini vetë ju e nuk ka nevojë të ju a përsëris!

Kaq për sot

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

britania kunder bllokades se hormuzit starmer nuk perfshihemi ne lufte me iranin 69dcb6bea28f5
Lajmi i mëparshëm

Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

gjeti te pajete grabitesin brenda shtepise flet vellai i pronarit ishte me kapuc dhe me doreza i pergatitur per te vjedhur 69dcb89f2111b
Lajmi i radhës

Gjeti të pajetë grabitësin brenda shtëpisë, flet vëllai i pronarit: Ishte me kapuç dhe me doreza, i përgatitur për të vjedhur

Të fundit nga

ShkoLartë