Psikologia Loreta Caka foli mbi fenomenin e dhunës në familje, duke e lidhur me ngjarjen tragjike të kësaj të marte, ku një 25-vjeçar vrau babain e tij.
Caka tha se raste të tilla janë pasojë e heshtjes së shoqërisë dhe familjes, që shpesh nuk reagon në kohë ndaj shenjave të para të dhunës apo problemeve psikologjike.
“Për aq kohë sa ne do të vazhdojmë të heshtim, do të kemi situata të tilla dhune.
Ne vijojmë të akumulojmë ankthin, e më pas e shndërrojmë në agresion,” – tha psikologia Caka gjatë bisedës.
Ajo theksoi se shpesh prindërit nuk vërejnë ndryshimet emocionale apo sjellore te fëmijët e tyre, gjë që mund të çojë në pasoja ekstreme nëse nuk ndërhyhet në kohë.
Burimi: botasot.info


