psikologet nese ju lendojne fjalet dhe veprimet e te tjereve faji eshte i juaji 68fa3913c29bd

Psikologët: nëse ju lëndojnë fjalët dhe veprimet e të tjerëve, faji është i juaji

October 23, 2025
1 minut lexim

Nëse ne vendosim që fjalët dhe veprat e njerëzve tjerë nuk mund të na prishin disponimin apo gjendjen emocionale, atëherë ashtu do të jetë. Në librin “For Yourself”, Mark Aurelius jep një shembull të shkëlqyeshëm të ndikimit të perceptimit në vetëdije.

“Ndryshoni mendimet dhe ndjenja e lëndimit do të zhduket. Ndaloni së ankuari për rrethanat dhe parehatia do të largohet”.

Ose, thënë më thjesht: ndaloni së menduari negativisht dhe jeta do të bëhet shumë më e mirë. Veprat dhe fjalët e njerëzve tjerë nuk mund t’jua prishin kualitetin e jetës, përveç kur ju e lejoni atë gjë. Kur e dini se kush jeni dhe keni vetëbesim, atëherë askush nuk mundet t’ju bind për diçka tjetër.

Nëse ndiheni të turpëruar apo keq për fjalët që dikush është duke ju thënë, atëherë ju e keni gabim që fajësoni veten, pasi në këtë mënyrë i jepni dikujt të drejtën t’ju lëndoj. Ju duhet t’i menaxhoni emocionet dhe t’i kontrolloni ato nëse dëshironi jetë të lumtur.

Psikologët kanë treguar se nëse dëshironi një jetë të lumtur, kontrollimi i emocioneve është thelbësor. Nëse fjalët e dikujt kanë fuqinë t’jua prishin ditën, atëherë është koha të punoni për t’i kontrolluar emocionet dhe mendjen tuaj. Gjithmonë do të ketë mendime dhe kritika nga tjerët, por çfarë mendoni, si ndiheni dhe mënyra si e perceptoni veten është më e rëndësishmja.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump vendos sanksione ndaj naftes ruse kishte ardhur koha 68fa370402a73
Lajmi i mëparshëm

Trump vendos sanksione ndaj naftës ruse: Kishte ardhur koha

te punesuarit ne higjienen komunale denoncojne parregullsite me te cilat perballet ndermarrja 68fa4a54e40c6
Lajmi i radhës

Të punësuarit në “Higjienën Komunale” denoncojnë parregullsitë me të cilat përballet ndërmarrja

Të fundit nga

ShkoLartë