pse u thirr termet peci ne spak zbulohet arsyeja se perse ish kryebashkiaku i tepelenes u paraqit ne prokurorine e posacme 6925ce482e816

Pse u thirr Tërmet Peçi në SPAK? Zbulohet arsyeja se përse ish-kryebashkiaku i Tepelenës u paraqit në Prokurorinë e Posaçme

November 25, 2025
1 minut lexim

Deputeti socialist Tërmet Peçi u pyet në SPAK për firmat që ka hedhur gjatë kohës që ka mbajtur detyrën e kryetarit të bashkisë Tepelenë.

Siç mëson Top Channel bëhet fjalë për një procedim të hapur mbi mënyrën se si është privatizuar ish pallati i pionierëve në këtë qytet, kallëzuar nga njëri prej pronarëve të objektit. Por në cilësinë e deklaruesit burimet pohojnë se deputeti Peçi ka këmbëngulur se nuk mund të mbajë përgjegjësi për dokumente që janë sigluar në 1986. Megjithatë Peçi është denoncuar edhe nga opozita dhe konkretisht nga Arben Ristani që kërkoi hetime nga SPAK për mënyrën si janë zhvilluar tenderat duke akuzuar se përftuesit ishin zgjedhur në mënyrë preferenciale.

Kallëzimi tjetër është nga Ardiana Kalaja që sidomos tre vitet e fundit është kthyer në një korrenspodente denoncimesh në SPAK.

 


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

12 dite beteje partite ne gare te eger per ti bindur votuesit 6925cda770d1b
Lajmi i mëparshëm

12 ditë betejë: Partitë në garë ‘të egër’ për t’i bindur votuesit

ukraina pranon propozimin e paqes zelensky ka shume pune perpara 6925cec2e491f
Lajmi i radhës

​Ukraina pranon propozimin e paqes, Zelensky: Ka shumë punë përpara

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë